Krivokapiq: Kisha në Rumi fyen të tre besimet

September 17, 2010   | Shoqëria / Društvo

Ulqin, 17 shtator – Kryeparlamentari malazias, Ranko Krivokapiq, lider i Partisë Socialdemokratike, partnere e koalicionit qeverisës, paralajmëron se pasi Mali i Zi të marrë statusin e kandidatit të asocimit në Bashkimin Evropian, do të hapë në qeveri mospërfilljen e vendimit të gjyqit për rrënimin e kishës në majen e malit të Rumisë.

“Kisha e metaltë, të cilën e ka ndërtuar Kisha Ortodokse Serbe (KOS), është njëri ndër provokimet politike, e cila tmerrsisht fyen e godet të tre besimet, të cilët nuk duan të ndahen. Godet mbi Malin e Zi multietnik edhe ky është diversion kundër Malit të Zi qytetar,” shprehet për KosovaLive Krivokapiq.

Ai shton se kemi pasur obligime të shumta evropiane për ta hapur këtë temë, por kur Mali i Zi të marrë statusin e kandidatit (pritet deri në fund të këtij viti) për BE, Partia Socialdemokratike do ta hap çështjen e mosrealizimit të vendimit gjyqësor për të hequr këtë kishë.

Ai nënvizon se, “nëse as kjo nuk do të japë rezultate, ekzistojnë edhe mjetet të tjera juridike që kjo çështje të zgjidhet.”

Që në gusht të vitit 2005, kur KOS- i me ndihmën e ushtrisë së atëhershme serbomalazeze e deri në ditët e sotme, partia e parë shqiptare në Mal të Zi, Lidhja Demokratike (LD) kërkon heqjen e kësaj kishe serbe.

“Asnjëherë gjatë historisë nuk ka qenë ndonjë objekt serboslav në majën e malit të Rumisë, këto janë troje etnike shqiptare, të cilat KOS-i pretendon t’i tjetërsojë, edhe qeveria malazeze nuk realizon dot vendimin gjyqësor”, ka thënë më herët lideri dhe deputeti i LD, Mehmet Bardhi.

KOHA NET
YouTube Preview Image

3