Kryeministri Berisha e paralajmëroi ndërtimin e rrugës Shengjin – Ulqin

September 21, 2010   | Lajmet / Vijesti

Kryeministri Berisha priti sot në një takim ministrin e Pakicave të Malit të Zi Ferhat Dinosha.

Zoti Dinosha i përcolli Kryeministrit  Berisha përshëndetjet e Kryeministrit të Malit të Zi Milo Djukanovic. Ai i shprehu Kryeministrit edhe përshëndetjet e ngrohta të shqiptarëve të Malit të Zi, të cilët e cilësojnë si arkitekt të një shqiptarie të re.

Zoti Dinosha vlerësoi ndihmën e çmuar të Shqipërisë në mbështetje të proceseve integruese edhe të Malit të Zi, ku shqiptaret përbëjnë një faktor relevant.

Kryeministri  Berisha shprehu kënaqësinë për nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve që ekzistojnë midis dy vendeve, si dhe progresin nga ana etno-kulturore, me zhvillime pozitive brenda Kushtetutës së Malit të Zi dhe proceseve integruese.

Kryeministri Berisha  gjithashtu vlerësoi  lehtësirat që ka krijuar infrastruktura në shkëmbimet ekonomike dhe turistike midis dy vendeve dhe i bëri të ditur se së shpejti përfundon ndërtimi edhe i urës së Bunës dhe se në planet e qeverisë është edhe ndërtimi i rrugës Shëngjin–Ulqin.

Kryeministri Berisha dhe zoti Dinosha u shprehën edhe për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit mes dy vendeve.
Keshilli i Ministrave Al

1