linjat perfekte te Shkendije Mujaj

September 22, 2010   | Lajmet / Vijesti

Shkëndija është e pak e njohur në Shqipëri, ndërsa në Kosovë ajo ka realizuar disa këngë me klipe dhe megjithëse në fillimet e saj, karriera e saj muzikore është e pasur atje.

Shkëndija jeton prej vitesh në Zvicër ku zhvillon dhe karrierën e saj muzikore të cilën e ka filluar që në moshë të re. Para ca kohe, ajo realizoi edhe një këngë në gjuhën angleze, klipin e të cilës e xhiroi në Dubai, vend ku bën pushimet verore gati çdo vit.

Atje këngëtarja ka filluar disa lidhje miqësore të cilat e ndihmojnë të zhvillojë karrierën muzikore. Pasi xhiroi klipin, Shkëndija u shfaq edhe në një intervistë televizive nëpër televizionet arabe.

Jeta private e saj është shumë sekrete pasi deri më tani nuk ka zbuluar asnjë të dashur, megjithatë flitet se Shkëndija është në lidhje me ndonjë sheik arab i cili edhe e mban këngëtaren nga ana financiare.

Ndërkohë që e gjithë estrada për shkak të krizës financiare pushon në vende më të afërta, Shkëndija ka zgjedhur përsëri Dubain për të pushuar.

YouTube Preview Image

2