Tërmet në territorin e komunës së Plavës

September 24, 2010   | Rajoni / Region

Plavë, 24 shtator – Enti Seizmik i Malit të Zi (ESMZ) ka njoftuar se në orët e mëngjesit të ditës së premte ka regjistruar një tërmet me epiqendër 13 km në juglindje të Komunës së Plavës, pikërisht në brezin kufitar malazez – shqiptar.

Intensiteti i tërmetit në epiqendër ka qenë 2,9 ballë sipas shkallës Rihter, gjegjësisht 4 deri në 5 ballë sipas shkallës së Merkalit.

ESMZ kumton se dridhja e tokës ka qenë në një thellësi prej 8 km. Përveç panikut të banorëve të zonës, nuk janë regjistruar dëme materiale as lëndime në njerëz.

Një tërmet i këtij intensiteti është regjistruar një ditë më parë edhe në territorin e Komunës së Nikshiqit.

KOHA NET