Ulqini përjetoi sezonin më të suksesshëm në tridhjetë vitet e fundit

September 27, 2010   | Turizmi / Turizam

Ulqin, 27 shtator 2010 – Edhe pse jemi në ditët e fundit të muajit shtator, numër i madh i turistëve nga vende të ndryshme po pushojnë në bregdetin e Ulqinit. Jo vetëm kryetari i Komunës së Ulqinit, por edhe përfaqësues të hoteleve, plazheve, bizneseve  dhe i njohësve të turizmit, këtë sezon turistike e vlerësojnë si njërën nga më të mirat në tridhjetë vjetët e fundit. Edhe sivjet top listës së turistëve i kanë prirë qytetarët nga Kosova, por dhe së  është parë se është rritur edh numri i turistëve të huaj. Gëzim Hajdinaga, kryetar i Komunës së Ulqinit, tha për agjencinë e lajmeve “Kosova Info” se kjo sezon ka qenë më e mira në tridhjetë vitet e fundit ku numri më i madh i turistëve ka qenë nga Kosova. “Edhe pse jemi në fund të muajit shtator në Ulqin ka një numër të konsiderueshëm të  turistëve, të cilët janë të mahnitur me përgatitjet e sezonës 2010”, tha kreu i komunës. Sipas tij është një konstatim i përgjithshëm, jo vetëm i yni si pushtet vendës, por edhe i përfaqësuesve të hoteleve, plazheve, biznesit, i vetë mysafirëve, por dhe i njohësve të situatave turistike që sezoni i këtij viti ka qenë shumë i suksesshëm dhe mjaft nga ata, atë e cilësojnë si sezoni më i suksesshëm në tridhjetë vjetët e fundit. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, shtoi se ka një rritje të turistëve të huaj, të cilët kanë preferuar të pushojnë në Ulqin. “Na gëzon të gjithëve është numri gjithnjë e në rritje i turistëve të huaj të cilët kanë preferuar për pushime në këtë kohë të krizës universale Ulqinin si destinacion të tyrin”, tha Gëzim Hajdinaga. Ai shtoi se autostrada Morinë-Milot është në favorin e Ulqinit ashtu siq edhe kishte paralajmëruar kur është ndërtuar. Kosova tashmë është shumë më afër Ulqinit.  Në pikën kufitare të Sukobinës brenda ditës kanë kaluar mbi 14 mijë qytetarë dhe këto shifra e kanë bërë pikën kufitare më të frekuentuar në Malin e Zi. “Në pikën kufitare Shqipëri-Mali i Zi në Sukobin ka shënuar rekord, ku brenda një dite kanë kaluar mbi 14 mijë veta dhe e cila është pika kufitare më e frekuentuar në Malin e Zi”,tha Gëzim Hajdinaga. Kryetari tregoi se pos turistëve kosovar, numri më i madh i turistëve ka qenë edhe nga Bosnja dhe kanë arritur ti kthejnë mysafirët e vjetër nga Gjermani, Polonia, Qekia, Sllovakia, Hungaria, Italia dhe ka pasur edhe nga Rusia. I pari i komunës tha se tashmë kanë nisur përgatitjet për sezonin 2011 2012 dhe i falënderojnë të gjithë qytetarët e Kosovës që po vizitojë Ulqinin dhe kërkojnë që Ulqinin mos ta lënë pas dore, por ta kenë prioiritet. Ai po ashtu tregoi se rruga Sukobin-Ulqin  duhet të zgjerohet  e standardizohet ku dhe Qeveria ka bërë projektin për ndërtimin e rrugës dhe së shpejti do të nisin punimet. Kryetari i Ulqinit falënderoi të gjitha mediat nga Kosova për ndihmën  dhe marketingun e fuqishëm për turizmin e Ulqinit.

Nga ana tjetër Ilir  Llozorja, sekretar i partisë Forca e re Demokratike në Ulqin  tha se sezona turistike 2010 ishte shumë e mirë me numrin e turistëve, por jo edhe me përgatitjet që ka bërë komuna. Sipas tij komuna ka dështuar në të gjitha aspektet sa i përket turizmit dhe nuk ka bërë marketingun e duhur, por më shumë kanë harxhuar para në ende të ndryshme.

Ali Rexha, drejtor i Organizatës Turistike të Ulqinit, tha se sezoni turistik 2010 ishte një ndër sezonet më të suksesshme të viteve tri dekadat e fundit.

Ali Rexha, tha se struktura e mysafirëve tregon se është ruajtur tregu tradicional nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria të cilët përbëjnë 71.4 për qind të mysafirëve si dhe nga Mali i Zi me 12 për qind. “Njëkohësisht kemi kthyer mysafirë nga rajonet e afërta – Bosnja, Serbia, nga Evropa Lindore e Qendrore – Çekia, Sllovakia, Polonia, Hungaria, Rumania, Rusia. Shihet edhe rritja e numrit të mysafirëve dikur shumë prezentë e të mirëseardhur nga Gjermania dhe vendeve të tjera të Evropës Perëndimore me një përqindje prej 16.6 për qind. Edhe drejtori i  Organizatës Turistike të Ulqinit, falënderoi mediat nga Kosova për marketingun që kanë bërë

Xhemajl Bushati, drejtor i hotelit Albatros, tha për agjencinë e lajmeve “Kosova Info”  se kjo sezonë ka qenë shumë shumë ë suksesshme ku shumë turistë kanë zgjedhur që të vendosen në hotelin Albatros. “Fillimi sezonës nuk ishte i mirë, por muaji korrik dhe gusht sjelli shumë turistë edhe mbi planifikimet. Edhe këto ditët e fundit të muajit shtator kemi numër të mirë të turistëve”, tha Xhemajl Bushati, drejtor i Albatrosit. Ai tregoi se kan pasur turistë nga 43 shtete të botës.

Besim TOSKA
Kosova Info
YouTube Preview Image

15