Albana Osmani, operacion plastik gjoksit

September 29, 2010   | Lajmet / Vijesti

Tiranë, 29 shtator – Duket se dobësia e këtyre muajve të fundit, falë kujdesit të madh në të ngrënë dhe stërvitjes së vazhdueshme, duke e çuar Albanën në peshën 50 kg për një gjatësi 1.78 cm, ka pasur edhe anët e saj negative. Edhe pse Albana shprehet shumë e kënaqur me format e saj të reja dhe peshën që ka, ka pasur vetëm një pjesë të trupit tek e cila dobësimi nuk ka ndikuar edhe aq mirë. Dhe kjo pjesë ka qenë gjoksi! Prandaj nuk është menduar dy herë përpara se t’i drejtohet kirurgut plastik për një ndërhyrje, e cila ia ka rritur gjoksin me disa numra, por pa ekzagjeruar. Ky informacion ka ardhur nga vetë kolegët dhe miqtë e saj. Ata thonë që Albana ndihet mjaft e kënaqur me pamjen dhe mbi të gjitha, gjoksin e saj të ri. Nuk e dimë nëse Albana do ta pranojë faktin që ka bërë një ndërhyrje, apo edhe ajo si pjesa më e madhe e personazheve publikë do të mohojë atë që është evidente për të gjithë, shkruan Bluetooth.
YouTube Preview Image

1