Dritan Abazi shprehet ne TV Teute – Reagim

September 29, 2010   | Intervista / Intervju

Dritan Abazi është ulqinak, i lindur më 25 dhjetor 1985. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Ulqin, vijoi studimet në Fakultetin e shkencave politike në Universitetin e Sarajevës, ku merr titullin politolog i diplomuar. Është shpallur studenti më i mirë i asaj gjenerate, shpërblehet me çmimet më të larta të Universitetit ‘Shenjën e artë’ dhe ‘Kartën e artë’. Gjatë studimeve ishte i angazhuar si asistent dhe demonstrues. Mbas kthimit në Mal të Zi, regjistron studimet e magjistraturës në Fakultetin e shkencave politike në Podgoricë, dega Marrëdhëniet ndërkombëtare, ku edhe magjistroi (tema ‘Kultura kozmopolite dhe drejtësia globale’). Që prej shkollës së mesme angazhohet në organizata të shoqërisë civile, prej të cilave veçohen Komiteti malazez i Helsinkit për të drejtat e njeriut dhe Horizonti i ri. Ka marrë pjesë në seminare dhe konfe-renca ven-dore e ndër-kombëtare. Gjatë vitit 2009, në Universitetin e Oslos ka ndjekur kursin për hulumtimin e paqes.

Dritan Abazovic  Facebook

YouTube Preview Image
39