Taekwondo Theranda open 2010 Kosova

September 29, 2010   | Sporti / Sport

Gjatë kësaj fudjave me datë 25.09.2010 në Kosovë u mbajt turniri ndërkombëtarë në sportin olimpik të  Taekwondo-së. Në këtë turnirë nuk mungojë as klubi I qytetit tone klubi I taekwondo-së Ulqini. Gara ishte e një niveli të mesëm me karakter ndërkombëtarë, ku në të u paraqiten 4  shtete 18 klube me afro 200 garues. Klubi i Taekwondo-se Ulqini në këtë turnir u paraqit me 22 garuesë. Suksesi I klubit të taekwondo-së Ulqini në këtë turnir nuk mungoj duke arritur të fitoj gjithësejt 20 medalje,  prej tyre 15 të arta, 4 të argjendëta, dhe vetëm 1 bronzët. Garuesi Esad Kraja shpallet garuesi më I mirë I turnirit në konkurrencën e kadetëve të rinjë, ndërsa në rënditjen e përgjithshme klubi I taekwondo-së Ulqini  u rëndit I dyti duke fituar kupën e vendit të dytë.Ajo çka mësëtepërni e ngritë suksesin e klubit të taekwondo-së Ulqini janë fitoret e garuesve tanë të cilët arritën plot 23 fitore dhe vetem 3 humbje.

Me medljen e artë u kurorzuan keto garues:
Rinor Jahja, Esad Kraja, Nuri Kanaqi, Amina Kanaqi, Ramazan Jahja, Bojan Vladisavljeviq, Sulejman Murati, Mersudin Kurti, Artan Fici, Raif Bilali, Adrijana Karamanaga, Medina Kanaqi, Adelisa Muslijeviq, Allmedin Suka dhe Arijeta Zati e cila kurorzohet me dy medalje, ishte kjo garuesja që konkuroj ne dy konkurrenca atë të juniorëve dhe seniorëve dhe e cila fiton medalje të artë ne konkurrencën e seniorëve ndërsa medalje të argjendë në konkurrencën e juniorëve.

Medaljet e argjendëta I fituan:
Blendi Çapriqi, Arijeta Zati, Adnan Hasa dhe Arben Kollari.

Medaljen e brozët e fitoi garuesi Izadin Kurti.

Kryetrajneri Fikret Dushku për këtë rezultat shprehet: Kjo përbën edhe një sukses të lartë të klubit të taekwondo-së Ulqini në arenën ndërkombëtare, mendoj se jemi në një rrugë të vazhdueshme të sukseseve pa ndërprerje. Garuesit tane treguen kvalitet të lartë  dhe me dinjitet përfaqsuam qytetin e Ulqinit si sportista ndërkombëtarë. Përsonalisht iu uroj suksese garuesve tane ne turniret e ardhshme, njikohëshisht falenderoj prinderit e garuesve të cilët bënë të pamundërën që të marrim pjesë në këtë turnir si dhe  sponsorin tapacir kurti. 

YouTube Preview Image