Teuta i bashkohet fushatës për gjidhënie

October 1, 2010   | Lajmet / Vijesti

Çifti VIP në Kosovë, Teuta Krasniqi dhe bashkëshorti i saj Blero, janë bashkuar në një fushatë të Kombeve të Bashkuara për të shënuar kështu Javën për të Ushqyer me Gji në Kosovë.

Kjo ngjarje është shënuar sot në repartin e gjinekologjisë në Ferizaj, ndërkaq në këtë ditë të fillimit të kësaj jave ka marrë pjesë edhe Johannes Wedenig, shef i zyrës së UNICEF-it në Kosovë dhe përfaqësues të Ministrit të Shëndetësisë

Znj. Teuta Krasniqi, ishte shpallur më parë si kampione e Kampione e Vullnetit të Mirë nga Agjensioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, ndërkaq, sipas UNICEF, fushatës së saj i është bashkuar edhe bashkëshorti i saj, këngëtari, Blerim Muharremi – Blero për t’i dhënë një mesazh akoma më të fuqishëm kësaj jave.

Ditë më parë, Teuta ishte bërë nënë duke sjell në jetë një vajzë të cilën bashkë me Bleron e pagëzuan me emrin Tara.

Gazeta Express
YouTube Preview Image