Emira Hajdar, hapi ekspozitën individuale në Galerinë “Art”Ulqin

October 3, 2010   | Kulturë / Kultura

Piktorja nga Bosnja dhe Hercegovina,Emira Hajdar hapi ekspozitën në galerinë “Art” të Qendrës së Kulturës në Ulqin
Në krijimtarinë e piktores Hajdar dominojnë ngjyra e kuqe, e kaltër dhe e verdhë. Bazën e krijimtarisë së saj ajo e gjen duke u mbështetur në krijimtarinë tradicionale boshnjake. Vetë piktorja Hajdar tha se duke përpunuar simbolizmin tradicional në të shprehurin bashkëkohor artistik, përpiqet të zgjojë njeriun nga jeta konsumatore dhe ta kthejë atë te jeta shpirtërore.
Piktorja nga Bosnja e Hercegovina, Emira Hajdar, hapi te shtunen ekspoziten e saj individuale ne Galerine “Art” te Qendres se Kultures ne Ulqin. Per biografine dhe krijimtarine e piktores folen kryetari i Shoqates se Artisteve Figurative te Ulqinit, piktori Mehmet Aloja, dhe udheheqesja e Muzeut te Ulqinit, Mileva Nikolaidis. Te dy ata e vleresuan kete ekspozite si nje hap te pare te vendosjes se bashkepunimit ndermjet piktoreve te Bosnje e Hercegovines dhe atyre te Ulqinit. Ne krijimtarine e piktores Hajdar dominojne ngjyra e kuqe, e kalter dhe e verdhe. Bazen e krijimtarise se saj ajo e gjen duke u mbeshtetur ne krijimtarine tradicionale boshnjake. Vete piktorja Hajdar tha se duke perpunuar simbolizmin tradicional ne te shprehurin bashkekohor artistik, perpiqet te zgjoje njeriun nga jeta konsumatore dhe ta ktheje ate te jeta shpirterore. Piktorja Emira Hajdar u lind ne Foce ne vitin 1971. Ka diplomuar ne Akademine e Arteve Figurative ne Sarajeve ne vitin 2002, kurse studimet pasdiplomike i ka mbaruar ne vitin 2007, ne degen e mesuesise, ne klasen e prof. Radosllav Tadiq. Fusha me e rendesishme ne te cilen ka hulumtuar eshte tradita kulturore boshnjake. Ajo ekspozon qe nga viti 1990, ne menyre individuale dhe kolektive, dhe ka marre pjese ne shume simpoziume, festivale ne vend dhe jashte. Eshte anetare e Shoqates se Artisteve Figurative “Grupi ‘69” Zagreb. Posacerisht shquhet per punen e saj pedagogjike me te rinj per c’gje ka fituar nje sere mirenjohjesh dhe shperblimesh. Jeton dhe punon ne Sarajeve.

i.k.
Koha Javore


YouTube Preview Image