Selim Resulbegoviq – bartës i listës të Partis Socialdemokrate (PSD) Ulqin

October 3, 2010   | Politika

Politika te cilen e ofron PSD qytetarve te Ulqinit , u mundson angazhim me te madh dhe me kualitativ te rinjve ne kualifikim te larte arsimor si dhe promovimin dhe permbushjen e tendencave dhe kualiteteve te tyre profesionale dhe personale. Koncepti i ri, i udheheqesis komunale, i PSD-es  nenkupton angazhim me te madh  dhe me shum hapsir per te rinjt ne vende vendimmarrese.

Nje prej qellimeve kryesore  te politikes sone, eshte lufta per krijimin e kushteve, te cilat do te ju mundesonin  te rinjeve te arsimuar qe  afirmimin e tyre personal dhe professional  most a kerkojn jasht trashigimis sone, por qe aftesit  dhe diturin e tyre ta perdorin per krijimin e nje jete ne te mire per te gjith ne.

Vetem nje rini e bashkuar, pa marr parasysh konfesionin, nacionalitetin, apo strukturat e  tjera shoqerore, mund te luftoj per te drejtat e veta dhe ate nepermjet zgjedhjes se pastert PSD.

OOSDP ULCINJ

Arh. Selim Resulbegović dipl.ing

Të nderuar zonja e zotërinj, mirëdita!

Të nderuar bashkëqyetatarë e bashkëqytetare të komunës së Ulqinit. Partia Socialdemokrate del në zgjedhjet e përsëritura me ofertën politike e cila mbështetet në katër shtylla. Ato janë:

  • 1. Lista e këshilltarëve e freskuar me emra të rinj dhe  e mbështetur në të gjitha standardet strukturore evropiane
  • 2. Platforma mbi konceptin e ri të administratës së komunës
  • 3. Seria e projekteve dhe zgjidhjeve që  mundësojnë zhvillimin e shpejtë të qytetit dhe rritjen e cilësisë së jetës së qytetarit
  • 4. Tradita partiake e cila tash njëzet vjet angazhohet për mbrojtjen dhe promovimin e  të drejtave dhe interesave të popujve pakicë në Malin e Zi

Lista e këshilltarëve të PSD-së nuk është vetëm një grumbull i emrave të personave që në bashkësinë tonë janë të njohur si profesionist të dalluar, fqinj dhe miq të mirë. Por, kjo listë është në harmoni të plotë me konceptin strukturor të standardeve evropiane. Ajo përbëhet nga 30% të rinj, nga 20% femra, kurse rreth 60% të kandidatëve për këshilltarë janë kuadro me përgatitje të lartë shkollore. Emrat e rinj mundësojnë krijimin e një fronti të gjerë, pasi që kërkojmë përkrahjen tuaj për krijimin e koceptit të ri  politik në qytetin tonë.

Ndër të tjera platforma, do të përfshijë propozimet konkrete dhe kushtet minimale, realizimi i të cilave nënkupton një rikonceptim të politikës kadrovike, një grumbullim më të madh të mjeteve financiare dhe më shumë investime, pastaj komunikimin më të mirë me qytetarët dhe përparimin e shërbimeve urbane si dhe racionalizimin e shpenzimeve dhe politikës kreditore të komunës.

Seria e projekteve të mesme  e të vogla, përkatësisht e vendimeve që do t’i kushtohen

zhvillimit të shpejtuar të qytetit, do të ndikojnë në uljen e papunësisë, në përurimin cilësor ndërkombëtar të komunës së Ulqinit, në ruajtjen e vlerave  të mjedisit të të gjitha lokaliteteve natyrore dhe segmenteve të tjera që janë me rëndësi të dorës së parë për qytetarët.

PDS-ja tash njëzet vjet zbaton politikën e cila është mishërim i shumë kombeve dhe i shumë feve. Po ashtu është i njohur edhe angazhimi ynë jo vetëm gjatë këtij viti për mbrojtjen dhe përurimin e të drejtave dhe interesave të popujve pakicë në Malin e Zi.

Me përurimin e këtyre katër shtyllave të programit tonë dëshmojmë se vetëm PARTIA SOCIALDEMOKRATE PËRSËRI ËSHTË ZGJIDHJE E PASTËR!!!

Për këtë arsye nëse dëshironi që të dielën, më 17 tetor të nisin ndryshimet dhe fillimi i ri që të gjithë neve na garanton të ardhme më të mirë, rrumbullaksoni nr. 8 në fletën e votimit.

Forumi i grave

Forumi i grave insiston qe prania jone ne jeten politike eshte dicka e domosdoshme..

Ne grate e kemi pasur mbeshtetjen e plote te partise sone gje qe tregon edhe lista per kshilltar ne te cilen jane te prefshfira me teper se 20 % te grave. Kjo eshte merite e jona, por edhe merite e kolegve tone , te cilet e kuptojne se sa e madhe eshte nevoja e angazhimit dhe e perfshirjes tone ne jeten politike te qytetit dhe ne vendet e marrjes se vendimeve.

Eni te punojme te gjitha se bashku. Numri me i madh i grave te arsimuara dhe te emancipuara ne vendet e marrjes se vendimeve do te mundesoje afirmimin e jone te plote profesional dhe personal dhe do te jape kontributin e europeizimit te parlamentit lokal dhe te strukturave urbane.

Bartës të listës të Partis Socialdemokrate (PSD) Ulqin

Selim Resulbegoviq, Skender Elezagiq, Merita Subashiq-Shabanoviq, Minir Karamanaga, Halil Teliq, Naser Resulbegoviq, Ilirijana Kurtoviq, Ardian Kasneqi, Vuksan Vuksanoviq, Qazim Qaki Hoxhiq, Shuqurija Resulbegoviq, Fejzi Hoxha, Xhavid Hoxhiq, Ibrahim Bimo Cungu, dr Gani Karamanaga, Sabri Abo Zejnelaga, Indira Axhemoviq, Safet Haxhiibrahimi, Muhamed Nikeziq, Fejzi Bushatliq, Selatin Tino Jakupoviq, Dijana Çaushiq, Tereza Jacoviq, dr Fatmir Faqo Resulbegoviq, Adem Hidriq, SHuqurija Kahari, Arijeta Salaj, Muxhemina Xhemka Bambur, Haris Hari Hasanagiq, Nedim Hoxhiq, Zoran Gjakonoviq ,Qemal Banda.

sdpul@t-com.me

ARDIJAN KASNECI – PRESS
Për çdo shkurtim klikoni ne logon e partis ne fillim të faqes principale
YouTube Preview Image

Të rinjtë për të ardhmen pa marr parasyshë perkatësinë

Të nderuar qytetar edhe njëherë ju perkujtoj se në këto zgjedhje ju do të vendosni se cilët njerëz në emër tuaj do ta udhëheqin qytetin dhe do të kenë mundësi te bëjnë vendime të rëndësishme për të gjithë ne. Ju bëj thirje që mirë t’i shikoni listat qe ju ofrohen dhe votën tuaj t’ja jepni atyre për të cilët jeni të sigurt se disponojnë me dije dhe kredibilitet të mjaftueshëm që atë që premtojnë edhe ta realizojnë.

Partia socialdemokrate e Ulqinit lufton për ndryshime të vërteta, pa marr parasysh se kush do ta formoj pushtetin. Ndërrimi I njerëzve në pushtet nuk do të thotë automatikisht  edhe ndërrim të konceptit të udhëheqjes së komunës, çka deshirojmë  ne. Ne do të jemi pjesë  vetëm e atij pushteti I cili në vend të parë do ti ketë interesat e qytetarve të Ulqinit.

Para jush me 17 tetor është zgjedhje e thjeshtë. Vota për Partinë socialdemokrate do të thotë  një mundësi më e madhe për ndryshime dhe ato do të ndodhin nëse e degjojmë zërin e të rinjve dhe për këtë shkak do ti përmend disa të ri të cilët, me angazhimin e vet deri tani e kanë rekomanduar  veten pa marr parasysh se kujt i perkasin:

Mustafa Canka, Dritan Abazi, Andrej Nikolaidis, Vuksan Vuksanovic, Ilirijana Cungu,  Naser Resulbegu, Merita Subasic ,Pranvera Suljic, Valon Buzuku, Sandro Dabovic, Aslan Hajdinaga, Fikret Katana, Gzim Hadzibeti e të tjerë e tjerë, të cilët me punën e vet deri tani e kanë treguar se kanë besim në vete dhe  se e duan qytetin e vet dhe janë gjithmonë të gatshëm të ndihmojn. Promovimi i të gjithë këtyre do të thotë  ndryshime pozitive për të gjithë ne.

Me votat tuaja do te na  mundësoni të formojmë ekipin më të mirë dhe ta cojmë Ulqinin në rrugën e fitimit.

Kësaj herë numri juaj fitues është numri 8.


2