Saubih Mehmeti, bartës i listës Lidhja Demokratike në Mal të Zi

October 5, 2010   | Politika

Lidhja Demokratike Zgjedhjet për këshilltarë në KK të Ulqinit – 17 tetor 2010 – VOTONI Nr. 7
Për komunën e Ulqinit vizion i ri me vlera të dëshmuara,Saubih Mehmeti bartës i listës Lidhja Demokratike në Mal të Zi thekson se ai sheh të vetmin shans të zhvillimit të Ulqinit në decentralizimin e pushtetit.
“Komuna e Ulqinit nuk ka asnjë kompetencë për të zotëruar me resurset e bregdetit, si potencial i vetëm dhe real që mund ta nxjerrë këtë zonë nga kolapsi ekonomik”, thekson ai.
se janë rrënuar objektet më të njohura të turizmit, si hoteli “Galeb”, që ishte simbol i turizmit të këtij qyteti edhe në përmasat ndërkombëtare, i cili u bë rrafsh me tokë pikërisht në këtë mandat që po e lëmë pas të qeverisjes së koalicionit “Për Ulqinin evropian”.
Ai thotë se pas rrënimit të plotë të objekteve të njohura të turizmit, ekspertët e mirënjohur të turizmit të Ulqinit, të përgatitur me dekada të tëra, sot ose shesin nëpër kiosqe cigare dhe gazeta, ose kanë ikur nëpër botë për të siguruar ekzistencën e tyre.
Sipas tij, Koalicioni “Për Ulqinin evropian”, i përbërë nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Partia Demokratike e Socialistëve, nuk mund të vendos për perspektivën dhe zhvillimin e Ulqinit, sepse qendrën e ka në Podgoricë.
Në Ulqin nuk mund të imagjinohet ndonjë zhvillim ekonomik, sepse ekonomia e tij është shkatërruar në tërësi, gjoja në emër të privatizimit dhe perspektiva e zhvillimit këtu shihet në decentralizimin e pushtetit.
Për komunën e Ulqinit vizion i ri me vlera të dëshmuara–VOTONI Nr. 7
LD në MZ ka vizion dhe guxim — VOTONI Nr. 7

Për çdo shkurtim klikoni ne logon e partis ne fillim të faqes principale
YouTube Preview Image

10