Shumë turistë po vazhdojnë pushimet në Ulqin

October 5, 2010   | Turizmi / Turizam

Edhe pse ka kaluar gjysma e muajit shtator, në plazhet e Ulqinit po vazhdojnë pushimet shumë turistë nga shtete të ndryshme, pa munguar edhe ata nga Kosova. Aty takuam edhe shumë turistë nga Gjermania, Hungaria, e vende të tjera.

Edhe këtë fundjavë shumë turistë nga Kosova po pushojnë e qetësohen në bregdetin e Ulqinit nga vapa e madhe dhe puna e përditshme që bënë. Me të zbardhur dita, turistët kush më herët e kush më vonë, ia mësyjnë plazhit Rana që në qytet quhet plazhi vogël dhe tek plazhi i Shtoit, që ndër turistët quhet plazhi i madh, edhe pse tashmë pronarët e plazheve dhe lokaleve kanë nisur të largojnë nga deti shtretërit të mbuluara me mbuloja në forma ombrellash të llojllojshme. Po ashtu shumë lokale kanë nisur të mbyllen. Por temperaturat e nxehta kanë bërë që sivjet sezona turistike të jetë më e gjatë. Thuajse edhe muaji tetor ka qenë plotë me turistë. Përveç rërës së detit për pushuesit e vetë ofron edhe ujin dhe plazhin e liqenit të qytetit të vjetër të Shasi-t. Ulqini, ka një vijë bregdetare prej 32.7 kilometrave, prej të cilave 18.10 kilometra janë të volitshme për plazh.

Njëri ndër hotelet më të njohura në Ulqin Hoteli “Mediteran”, i cili gjendet pak metra lart plazhit Rana, këto ditë kishte një numër të mjaftueshëm të turistëve kryesisht të huaj.

Turistët nisën çdo ditë drejt plazhit të vogël, i cili duket si në shuplakë dore nga Hotel “Mediteran”, ata posa shkojë në plazh vendosen në shtretër, për të ikur nga vapa.

Valët e detit të përkrahura nga era, lëviznin ujin drejt bregut, dukej sikur trazonin detin, derisa shumë turistë pushonin në rërën përskaj e disa të tjera bënin notë në det. Bregdetin e Ulqinit nuk mjafton vetëm ta shohësh, por edhe ta përjetosh. Shumë turistë shkojnë të pushojnë, të tjerë mundohen që të ndërrojnë ngjyrat nga e bardha në të zezë. Plazhet në fjalë ishin më të pastra.

Erika Blaziq, drejtoresh e Hotelit “Mediteran”, tha për agjencinë e lajmeve “Kosova Info” se gjatë këtij viti kanë pasur numër rekord të vizitorëve. “Sezona turistike 2010 për ne si hotel ka qenë shumë e suksesshme duke shpresuar se vitin tjetër do të korrim suksese të reja. Hoteli jonë ofron kushte komode për turistët. Në pesë vilat e hotelit janë 100 dhoma ku mund të akomodohen rreth 300 turistë”, tha drejtoresha e Hotelit “Mediteran” Erika Blazhiq.
Klientët e këtij hoteli kanë shikim të thellë kah Deti Adriatik dhe pjesën më argëtuese të Ulqinit. Hoteli ka apartamente të bukura me të gjithë infrastrukturën përcjellëse që i duhet turistëve. “Gjatë vitit do të bëhen investime në përmirësimin e kushteve dhe futjen në funksion edhe një apartament tjetër dhe do të ketë riparime të mëdha”, tha drejtoresha e Hotel “Mediteranit”.

T’i informojmë qytetarët se ky hotel është privatizuar nga biznesmeni shqiptaro-amerikan Isa Beqoviq i cili ka premtuar se do të ndërtoj hotele me pesë yje, por ka ngecje në dhënien e lejes ndërtimore.

Besim TOSKA
Kosova.info


YouTube Preview Image

1