Viktor Curoviq më i miri i turneut – Video

October 5, 2010   | Sporti / Sport

Të dielën, më 03 tetor 2010 në Nikshiq u mbajt Turneu i VI-të ndërkombëtar i karatesë  “Nikshiq 2010”, në të cilin 5 (pesë) garuesit e klubi të karatesë “Ulqini” arritën një sukses të shkëlqyeshëm, duke u kurorëzuar me 11 medalje: 8 medalje të arta, 3 të argjendta dhe një kupë për garuesin më të mirë të këtij turneu.

Karateisti i këtij klubi Viktor Curoviq, i cili u kurorëzua me dy medalje të arta dhe një të argjendtë, u shpall garuesi më i mirë i Turneut. Curoviqi është mbajtës i shumë titujve si në arenat vendore ashtu dhe në ata ndërkombëtare dhe kjo nuk është hera e parë që merr titullin e garuesit më të mirë,

Me nga dy medalje të arta u kurorëzuan edhe garuesit Liridon Elezi dhe Dardan Ceka, ndërsa garueset Gentiana Korpuzi dhe Fiona Beqiri u kurorëzuan me nga 1 medalje të artë dhe me nga një të argjendtë. Këto dy garuese janë karateiste nga Kosova, të cilat në këtë Turne garuan për klubin tonë. Atyre kjo garë i shërbeu si provë e përgatitjes së tyre para Kampionatit Botëror dhe ishin të shoqëruara nga ish kampioni evropian në kategorinë absolute në luftëra për seniorë dhe mbajtës i shumë titujve ballkanikë, evropianë e botërorë, Afrim Latifi. Latifi përndryshe është mik e bashkëpunëtor për vite me radhë i klubit të karatesë “Ulqini” dhe vizitat e tij në klub gjithmonë janë të mirëpritura nga garuesit dhe trajnerët tanë.

Në Turneun “Nikshiq 2010”  morën pjesë 28 klube me mbi 590 garues.

Klubi karatesë “Ulqini”



YouTube Preview Image