Bisedë me Mr.Met Gjoni,këshilltar në ambasadën e Malit të Zi në Tiranë

October 9, 2010   | Shtypi / Mediji

Koha Javore: Shqipëri-Mali i Zi, dy vende kufitare, me hapa të mirë bashkëpunimi sipas opinionit të krijuar nga dy palët. Vërtetë në lartësinë e duhur, apo thjesht një imazh?

M. Gjoni: Mali i Zi dhe Shqiperia jane dy shtete fqinje, te cilet pavaresisht ferkimeve gjate historise, jane d uke ndertuar marredhenije shume te mira, do te thoja marredhenje qe mund te sherbejne si shembull per tere Ballkanin Perendimor. Me shpalljen e pavarsise se Malit te Zi me 2006, Shqiperia ishte nder vendet e para qe e njohi dhe ne vitin 2007 hapi ambasaden e vet ne Podgorice.

Ishin ceshtjet teknike qe shtyne hapjen e ambasades se Malit te Zi ketu ne Tirane e cila u arrijt ne mars te vitit 2008. Bashkepunimi ndershteteror u intensifikua. Brenda nje kohe te shkurter u realizuan vizitat ne nivele me te larta shteterore, duke filluar nga ministrat e dikastereve te ndryshme, kryetar qeverie, kryetar te parlamentit e deri te presidentet e dy shteteve. Jane bere nenshkrime te shume marreveshjeve, si marreveshja per bashkepunim nderkufitar dhe luftes kunder krimit te organizuar, marreveshja per bashkepunim ne lemine e shkences dhe teknologjise, marreveshja per bashkepunim ne lemine e kultures. Eshte nenshkruar marreveshja per bashkepunim ne mes te Universitetit te Malit te Zi dhe institucioneve private arsimore si ajo me Univerzitetin Europian te Tiranes dhe Universitetin Epoka.

Koha Javore: Theksuam dy popuj kufitarë, me shumë interesa të përbashkëta në rajon, në kërkim të një integrimi sa më të shpejtë europian. Sa ndjehet reciprociteti i punës dhe angazhimit dypalësh?

M. Gjoni: Normalisht si dy shtete kufitare edhe angazhimet jane reciproke, jane angazhimet qe permiresojne imazhin e vendeve qe synojne integrimin e perbashket euro-atlantik do thoja. Ketu ne rend te pare do te permend hapjen e pikes se perbashket kufitare Sukobine/Muriqan, e vetmja ne rajon. Ky eshte nje lehtesim i madh per qytetaret tane dhe vizitoret e huaj qe ne nje vend shume shpejt kryejne procesin e kontrollit kufitar dhe doganor. Gjithashtu ndihmon edhe punonjesit shqiptar dhe malazez te njihen me mire, te shkembejne mendime dhe pervoja ne menaxhimin e mire te kufirit.

Koha Javore: Dy vende, thaujse pa problem të mëdha etnike, ku sidomos në Mal të Zi mbi 7% e popullatës së përgjithshme janë shqiptare. Sa është i ndjeshëm roli i qeverisë Shqiptare për integrimin e popullit shqiptar atje?

M. Gjoni: Nese Shqiperia , si shtet me mbi 90% shqiptare nuk ka probleme etnike, situate ne Mal te Zi eshte pak me ndryshe. Mali i Zi qe nga divorci me Serbine ballafaqohet me krizen e identitetit te popullates se vet. Derisa, si, ne ish-Jugosllavi dhe ne bashekesine Serbi- Mali i Zi, permbi 70% te popullates u deklaronte me kombesi si malazez, ne prag te pavaresise kjo shifer zbriti ne rreth 45%. Keshtu shume malazeze filluan te deklaroheshin si serbe, dhe ne referendum ishin kunder pavaresise se Malit te Zi. Duke iu falenderuar pakicave te veta etnike (boshnjake, shqiptare dhe asaj kroate) Mali i Zi arriti te fitoje referndumin, edhe pse me nje prag diskutabil te vendosur nga BE-55%? dhe shpalli pavarsine e vet.

Pakicat nacionale mund te ushtrojne te drejtat e veta vetem ne nje shtet demokratik. Perqindja e nje pakice, fatkeqsisht, nuk siguron njohje te te drejtave ne shtetet e rajonit dhe se kjo krejt mvaret se ne cfare niveli eshte demokracia ne at shtet. Deshiroj ketu, per hir te keqinterpretimeve te elaboroj pak me gjere poziten e shqiptareve ne Mal te Zi.

Ceshtja e shqiptareve ne Mal te Zi mund te ndahet ne disa periudha. Nje eshte periudha ne shtetin Jugosllav deri me vitet ‘90, pastaj ’90 – ‘97 dhe periudha ne shtetin e pavarur te Malit te Zi. Ne ish shtetin Jugosllav, ku, edhe pse shtet shume etnik i ndare ne 6 republika dhe 2 krahina autonome, ku njera prej tyre ishte edhe Kosova, dominonte politika hegjemoniste Serbe. Shqiptaret ne Mal te Zi trajtoheshin njelloj si shqiptaret ne Kosove, bile edhe me keq. Derisa shqiptaret ne Kosove gezonin disa te drejta, fale autonomise qe kishin, shqiptaret ne Mal te Zi as qe mund te enderronim per to. Edhe ne pluralizem, nga viti 90-97 pothuajse vazhdonte e njejta politike, sepse tani ne skene ishte famkeqi Millosheviq. Viti ’97 ben kthese ne politiken e Malit te Zi. Kete vit vjen deri te ndarja e partise ne pushtet PDS ne dy pjese. Nje pjese mbeten ithtare te politikes hegjemoniste serbe, ndersa pjesa tjeter, tashme, e distancuar nga politika e Millosheviqit zgjedh rrugen e demokratizimit te shoqerise. Shqiptareve u duhej te percaktohen dhe u percaktuan, u bene aleat te pjeses demokratike, properendimore, sepse vetem aty shihnin mundesine e realizimit te te drejtave te veta. Ne kete kohe, meqe isha deputet ne Parlamentin e Malit te Zi mora pjese aktive ne bisedime, me partit e tjera parlamentare, per hartimin e nje marreveshjeje e cila do te siguronte demokratizimin e Malit te Zi. Nenshkrimi i saj u be ndermjet pjeses (krahut) te reformuar te PDS ne krye me z. Gjukanoviq dhe partive te tjera opozitare, ne mes te cilave ishin edhe dy partite e atehershme shqiptare PD ne MZ dhe UDSH, qe te dyja me nga dy deputete ne parlamentin e atehershem malazez. Pra, nga viti 1997, shqiptaret ne Mal te Zi u bene subjekt i rendesishem dhe partner i politikes proevropiane te shtetit. Ky partneritet vjen ne shprehje edhe ne percaktimin e statusit shteteror, ku shqiptaret fuqimisht perkrahin pavaresine e Malit te Zi, te bindur se ne kete shtet, pra me nje perqindje te konsiderushme dhe ne nje demokratizim te metejshem te shoqerise do te mund te realizonin te gjitha te drejtat konform standardeve demokratike evropiane.

Shqiptaret ne Mal te Zi e bene vete integrimin ne shoqerine malazeze, dhe ate, cka presim nga shteti ame eshte nje kujdes me i madh qe Shqiperia duhet te tregoje ne ruajtjen dhe afirmimin e pakices se vet ne Mal te Zi. Dhe jo vetem ne Mal te Zi, por gjithku perrreth kufirit shteteror, se sic dihet Shqiperia eshte I vetmi shtet ne bote qe kufizohet me popull te vet, ashtu sic bejne shtetet e tjera demokratike. Shembull I mire ne rajon eshte Kroacia e cilapakices se vet ne Mal te Zi (rreth 1%) i siguron shkollim pa pagese ne universitetet e Kroacise, ndihmon ne ruajtjen e gjuhes, kultures dhe tradites ne menyra te ndryshme, sic jane vizitat e shpeshta te intelektualeve, poeteve, ansambleve kulturore-artistike, filharmonise etj.

Koha Javore: Faktet në letër dhe faktet konkrete, sa afër dhe sa larg janë me njëritjetrin?

M. Gjoni: Edhe pse dy shtete te vogla me dy kryeqendra gjeografikisht shume te aferta nuk mund te themi se jane edhe aq afer njeri tjetrit. Qe ne fillim, ambasada ka bere hapa konkrete ne ndryshimin e kesaj situate. Kemi vene bashkepunim te mirefillte me Ministrine e Arsimit dhe Shkences, Ministrine e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve. Kemi filluar me organizime konkrete si ne Tirane ashtu edhe ne Podgorice. Dua ketu te permendi bashkepunimin me drejtorin e shtepise botuese “Onufri” z. Bujar Hudhri, i cili mori persiper perkthimin dhe botimin e vepres se publicistit malazez, Bato Tomasheviq, “Jeta dhe vdekja ne Ballkan”. Vume bashkepunim me Universitetin Evropian te Tiranes, Universitetin “Epoka” si dhe me intelektualin e shquar Besnik Mustafain dhe me intelektuale te tjere nepermjet te cileve kemi organizuar mbremjet letrare te intelektualeve dhe poeteve te shquar nga Mali I Zi. Gjithashtu ne Podgorice, nepermjet shtepise Botuese “Karver” kemi organizua mbremje letrare te poeteve te njohur, Zija Cela, Bardhyl Londo e Ermir Nika. Pastaj kemi organizuar viziten e drejtorit te Operes dhe baletit, z. Zhani Ciko te Teatrit Kombetar te Malit te Zi, Qendres muzikore. Nga ky takim presim realizim konkret. Ne Danillovgrad kemi organizuar ekspoziten e kater piktoreve te njohura Lumturi Blloshmi, Adriana Puljeshi, Zamfire Heta dhe Barie Toptani.

Nese kete bashkepunim e shikojme pak me ngusht, ndermjet pjesetareve te nje kombi ne dy shtetet tona, ky bashkepunim le per te deshiruar. Shqiptaret ne Mal te Zi kuptojne problemet e shtetit ame, duke marre parasysh se, jo shume me pare, Shqiperia ishte shteti me dictatorial dhe me i izoluar ne bote. Jemi mirenjohes qeverise shqiptare e cila qe nga rrezimi i sistemit monist ploteson kerkesat tona ne regjistrimin e studenteve tane ne universitetet e Shqiperise. Dua te falenderoj Ministrine e Arsimit e cila tregohet e gatshme te na ndihmoje ne cdo kerkese tonen si dhe ne evitimin e problemeve qe paraqiten herepashere. Lirisht mund te them se ne kete lemi qeveria bene edhe pertej mundesive qe ka.

Ne anen tjeter, pritet nje perkujdesje me e madhe, sidomos ne rrafshin kulturor, ku me nje angazhim pak me te madh, me pak mjete finaciare mund te plotesohet ky boshllek qe ndihet tek shqiptaret ne Mal te Zi. Ka forma te ndryshme te bashkepunimit kulturor, duke filluar me ministrite perkatese, qendrave kulturore komunale, grupeve muzikore, humoristeve etj. Jane shume te rralla paraqitja e artisteve shqiptare ne Mal te Zi, bile do te thoja edhe me rralle se ne kohen e monizmit. Tani keto ndodhin vetem ne raste te rralla, ne ndonje promovim politik, shenim te dites se komunes, apo ndonje pervjetori. Perse te jete keshtu?

Koha Javore: Turizmi, kultura, sporti, ndoshta dhe arsimi a i pergjigjen sot këndvështrimit dhe synimit europian të dy vendeve e qeverive përkatëse?

M. Gjoni: Bashkepunimi ne te gjitha keto fusha qeei permendet jane me rendesi te vecante per te dy shtetet. Turizmi eshte dega me e rendesishme e ekonomise se dy shteteve tane te vegjel, me profitabile dhe kjo duhet shfrytezuar maksimalisht. Bukurit natyrore, bregdeti magjepses me plazhe me te bukura ne rajon mundesojne zhvillim te vrullshem ekonomik. Mali i Zi dhe Shqiperia nuk jane konkurent njeri tjetrit, sepse ka hapesire te mjaftueshme dhe te dy shtetet mund te kene edhe oferta te perbashketa turistike. Vizitoret perendimore preferojne vizita te disa shteteve ne rajon brenda nje pushimi dy apo edhe nje javor, Tani jane shume joshese paketat turistike qe perfshijne disa shtete. Oferte interesante do te ishte, shtate dite ne shtate shtete, duke perfshi Sllovenine – Kracine – Malin e Zi– Shqiperine – Kosoven – Maqedonine – Greqine. Edhe vizitat e ndersjellta te qytetareve te dy shteteve ndikojne ne afrimin dhe njohjen me te miee ndermjet dy popujve. Shqiptaret tani jane mysafiere te shumte dhe te respektuar ne Mal te Zi, jo vetem gjate stines se veres por edhe gjate dimrit, ku Mali i Zi ofron qendra te njohura te kive. Fatmiresisht shqiptaret, krahas gjermaneve, po identifikohen si popull vizitor.Edhe lemive te tjera qe I permendem duhet kushtua nje kujdes te vecante. Qe te gjitha kane hapesire te permiresimit. Per kulturen dhe arsimin folem me larte. Sa I perket bashkepunimit ne lemine e sportit lirisht mund te them se eshte lere krejtesisht pas dore, edhe pse ka shume eksperienca per t’i ofruar njeri tjetrit. Ketu para se gjithash dua te permend pervojen qe kane shqiptaret ne sportin e mundjes dhe ne anen tjeter eksperienca e malazezeve ne sportet ne uje. Eshte e pashpjegueshme se sa te rralla jane takimet e skuadrave te dy shteteve. Me shpesh paraqitet Milani e Reali se ekipet malazeze qe jane ketu prane, per te mos permend shpenzimet qe behen ne raste te tilla. Ka shume futbolliste dhe trajnere nga Mali i Zi qe kontribuojne ne klubet shqiptare. Do ishte me interes qe te organizohet nje mini kup i nga dy skuadrave me te mira te dy vendeve tona

Koha Javore: Angazhimet, ne dosje te pluhurosura apo defakto, sensacione mediatike?! Vetë shqiptarët atje si gjykojëe pozicionimin e tyre dhe si mund të jetë me prane shtetit amë?!

M. Gjoni: Shqiptaret ne Mal te Zi nuk duhet te rrijne duarkryq dhe duke pritur se cka do t’I orfoje shteti me. Per te pasur nje bashkepunimi te mirefillte duhet angazhim i te dy paleve. Krijuesit shqiptar ne Mal te Zi duhet te ulen me koleget e vet nga Shqiperia per te hartua nje plan bashkepunimi ne te gjitha fushat, e sidomos ne lemine e kultures e te arsimit. Mundesite jane, deshira gjithashtu, por mungojne hapat konkrete. Ndoshta, vitet e fundit, mund te kene munguar edhe mjetet materiale, per arsye te disa krizave apo nenvleftesimeve, por edhe kjo e ka nje zgjidhje. Duhet shfrytezuar afersine qe kemi me qytetin e Shkodres. Ky qytet i lashte, djepi i cultures shqiptare, por dhe krenari ne popullsine shqiptare dhe malazeze mund te ofroje mundesi shume te medha bashkepunimi me shpenzime minimale me perballime nga bashkite dhe qeverite, por dhe nga shpirtmadhesia e individeve te vecante shqiptare. Faktet ne vite e kane treguar dhe e tregojne me se miri nje gje te tille. Ne Shqiperi, Mal te Zi dhe ne bote a mjaft shqiptare dhe biznesmene dinjitoze qe e duan dhe e ruajne vleren e shqiptarise. Ne fushen e arsimit duhen studjuar mundesite e transformimit te deges se mesusise ne Podgorice, ne ate te gjuhes dhe letersise shqipe. Hapja e deges se turizmit ne qytetin e Ulqinit, eshte nevoje e kohes, meqe qendra e mesme shkollore ne kete qytet ka drejtimin perkates per studime te larta turistike.

Koha Javore: Ka mjaft pika të hapura kufitare, të tjera të firmosura të pa proceduara. Përse dhe si e shikon shteti juaj këtë fakt?

M. Gjoni: Eshte e vertete, me ndryshimet demokratike ne dy vendet tona perkatese, qeverite kane ecur me hapa mjaf te mire dhe njekohesisht eshte hequr ajo perdja e zeze e ndarjes dhe e mosfunksionimit e njeri tjetrin fale qeverive dhe shpirtit te madh te dy paleve, por me gjithe arritjet ka mundesi edhe me te medha.

Momentalisht ekzistojne kater pika kufitare, prej te cilave dy jane shume efektive (Sukobine/Muriqan dhe Bozhaj/Hani Hotit), nje shume pak e shfrytezuar, per shkak te mungeses se infrastruktures rrugore ne anen e Shqiperise (Grncar/Vermosh). Nje qe ekziston, vetem ne leter, e qe nuk shfrytezohet fare eshte ajo Shkoder/Virpazar neper Liqenin e Shkodres. per shkak te mungeses se infrastructures ne Mal te Zi. Liqeni i Shkodres ofron mundesi te jashtezakonshme per ekonomine dhe turizmin per te dy shteteteve, ku ne interesa si te shtetasve ashtu dhe dy qeverive. Tjeter mundesi eshte kthimi i lumit Buna ne lum te lundrushem, ne ate qe kishim para 100 vitesh, e qe fatkeqesisht sot s’e kemi. Eshte premtuar dhe ka filluar nje angazhim i ndertimit te ures se re mbi lumin Buna, gje qe tregon qe qeveria shqiptare po angazhohet seriozisht ne mbajtjen e premtimeve. Kjo eshte vertete per t’u lavderuar si per ne ashtu edhe per ju.

Bisedoi: Bujar Ferhati
Koha Javore

1