Adelina Ismajli dukje të re superseksi

October 10, 2010   | Lajmet / Vijesti

Diva e muzikës kosovare, Adelina Ismajli, definitivisht është duke planifikuar një rikthim të fuqishëm në skenën e muzikës kosovare, pasi që tashmë ndryshimet e para kanë filluar të paraqiten, sidomos në dukjen e saj.


Pasi përfundoi koncertet e saj nëpër viset shqiptare, krijuesja e hitit “1 Vjet e 7 Ditë”, është rikthyer në Francë dhe Zvicër për të punuar në projektet tjera. Por, ajo është parë në një shou të madh në Ticino të Zvicrës, përballë shumë bashkatdhetarëve,

me një dukje tërësisht të re.

Figura e re trupore, rikthimi i ngjyrës natyrale në flokë, një prerje totalisht e re e tyre, të cilat lehtazi vërviten dhe gjejnë mbështetjen në krahët e saj prej një ikone, janë disa prej ndryshimeve të theksuara në dukjen e Adelinës, të cilat e bëjnë atë më në formë se kurrë…për nga pamja e jashtme.

YouTube Preview Image