Ermal Fejzullahu: Së shpejti baba për herë të dytë

October 10, 2010   | Lajmet / Vijesti

Këngëtarit të njohur kosovar Fejzullahu, ka dy vite që gjërat po i ecin fjollë. U martua dhe është bërë baba. Kurse përsa i përket muzikës, sukseset e tij nuk kanë të ndalur. Shumë këngë, hite të shoqëruara me videoklipe, ndër më të kërkuarit në mbrëmje rinore në diasporë, dhe i vlerësuar me shumë çmime në festivale, Ermali nuk ka të ndalur.. Kishte kohë që për shkak të angazhimeve të shumta nuk jepte intervista e për të larë këtë borxh rikthehet me një intervistë ekskluzive ku tregon për sukseset e këngës së fundit me “Tingullin 3nt”, planet e tij muzikore, familjen dhe lajmin se do bëhet baba për herë të dytë…

Ermal, ka disa muaj që e keni lançuar videoklipin “I Kom” në bashkëpunim me “Tingullin e 3nt”, këngë e cila vazhdon të jetë e kërkuar..Sa jeni i kënaqur me sukseset që ka arritur kënga?
Jam shumë i kënaqur sepse është pritur shumë mirë nga publiku, ka qenë në krye të top-listave dhe sigurisht që suksesi i një kënge të bën të ndjehesh mirë dhe të jesh i kënaqur. Dhe sigurisht është një stimulim për këngën dhe bashkëpunimet e radhës.

Si erdhi deri tek ty ky bashkëpunim, e kujt ishte idea ?

Mua më ftoi Getoari për ta dëgjuar këngën në demo dhe më pelqeu ideja e tij shumë , kështu që pranova me kënaqësi dhe u mundova të jap maksimumin gjë të cilën besoj se e kam arritur..

A mendon se keni dalë jashtë stilit tuaj muzikor ?

Jo nuk mendoj, sepse unë jam rritur duke dëgjuar nga çdo zhanër muzikor këngët e mira, kështu që edhe rryma e hip-hop-it më ka pëlqyer gjithmonë dhe pse jo ta realizoja një këngë të tillë, mirëpo kjo nuk do të thotë që unë kam dalë nga stili im. Unë vazhdoj të jem po i njëjti..

A do të ketë të tjera bashkëpunime ?

Unë mundohem gjithmonë t’u përshtatem kërkesave të publikut. Besoj që pas një kohe do të realizoj një këngë duet me këngëtaren e njohur Leonora Jakupi..

Ju jeni këngëtar jashtëzakonisht i pëlqyer në Shqipëri. Çfarë emocioni ju jep publiku shqiptar ?

Publiku shqiptar më jep shumë emocion të veçantë, ndihem jashtëzakonisht mirë në mesin e tyre. Ata janë njohës shumë të mirë të artit dhe jam mjaft i privilegjuar kur arrij të ofroj diçka të mirë.

Sa shpesh vini në Shqipëri? Cilat janë qytetet që ju pëlqejnë më shumë ?

Në Shqipëri shkoj shumë shpesh, kam dhe shtëpi në Durrës kështu që të paktën një herë në muaj jam aty. Më pëlqen Tirana shumë, e ndjej vetën sikur të jem në perëndim. Kruja më bën të jem krenar që jam shqiptar si dhe mahnitem me perlat e bregdetit adriatik.

Ju jeni i martuar, a ështe xheloze bashkëshortja juaj meqë ka një burrë artist ?

Jo aspak. Unë nuk i kam dhënë arsye për të xhelozuar.. përkundrazi është mbështetësja ime më e madhe gjatë gjithë kohës dhe e lumturojnë sukseset e mia.

Na tregoni dicka për djalin (Artin), çfarë fëmije është ai, sa jeni i lidhur me të ?

Arti e ka ndryshuar jetën time shumë, nuk mund të rri një ditë pa e parë, jam shumë i lidhur me të. Është shumë i gjallë dhe mistrec, ka filluar të bëjë shumë sherre por çuditërisht kjo gjë më bën ta dua edhe më shumë….(E ka babi zemër).

Çfarë ka ndryshuar lindja e djalit tek ju ?

Sapo e thashë sepse me të vertetë është një ndjenjë e papërshkrueshme të jesh prind, ata që e kanë provuar e dinë se për çfarë po flas..Në fakt është njëra ndër gjërat më të bukura që të ndodh në jetë..

Keni menduar të keni një tjetër fëmijë ?

(qesh) Ju sapo zbuluat një sekret. Unë dhe Ariana do bëhemi prindër për herë të dytë, jam shumë i lumtur .. dhe ju keni eskluzivitetin e këtij lajmi, pra është hera e parë që e them publikisht.

YouTube Preview Image

PanoramaPlus

2