Ismet Karamanaga: Valorizimi i resurseve

October 11, 2010   | Turizmi / Turizam

Turizmi elitar

Me kete konstatim pajtohen te gjithe ata te cilet e njohin turizmin, pervec atyre te cilet kane hamburgera dhe merren me shitjen e plastikes. Natyrisht, edhe ata te cilet ofrojne shtreter per 5 euro. Me keqardhje shprehemi keshtu, por keto jane fakte. A eshte mire qe nje qytet me resurset me te bukura natyrore, dhe i cili ka nje numer te madh te akomodimeve ne kategori te ndryshme, te kete nje oferte prej 5 deri ne 10 euro. Thone se ende ka mysafire edhe tash ne shtator. Kane mbetur pak mysafire me te cilet edhe e fillojme sezonin, “pensionistet” nga Mali i Zi dhe ata te rralle nga vendet e huaja, te cilet shijojne kete bukuri magjepsese. Pse tek ne sezoni perfundon kaq shpejt, kurse ne Tivar, e mos te flasim per Budven plazhet dhe hotelet ende jane plot me mysafire. Ky fenomen perseritet vazhdimisht qe nga vitet e 90-ta.
Pak a shume dihen shkaqet objektive, pse ndodh tek ne keshtu, por duhet te merremi edhe me ato subjektive. Me ne fund duhet qe te gjithe te luftojme qe problemet, te cilat perseriten vite me rradhe. te zvogelohen dhe te zhduken. Se pari, Organizata Turistike, e cila duhet te jete bartese e prezantimit dhe propagandes turistike te qytetit tone, duhet ne panaire te ndryshme ne vend dhe jashte vendit te punojne dhe ta prezentoje Qytetin. Duhet te hartohen dhe te shkruhen udherrefyesa dhe guida te ndryshme, te cilet do te pershkruanin kulturen dhe bukurite natyrore te qytetit. Pastaj, nje nga mungesat, sipas mendimit tim, eshte lejimi i ndertimit te mijera objekteve jokualitative, te cilet e mundesojne qe cmimi te jete jashtezakonisht i ulte. A mund te paramendohet se sot ne Ulqin mund te flihet me 4 euro mu 20 metra prane detit? Numri prej 100 000 shtreterve ndikon qe te kemi nje turizem te tille..Pajtohem me mendimin se ka pasur mysafire me teper nga vendet e huaja.. Dua te sqaroj se keta mysafire vine nga shtetet te cilet kane kaluar nje tranzicion post- socialist dhe ne kete kuader edhe mysafiret nga republikat e ish- Jugoslavise jane trajtuar si te huaj. Plazhit te Vogel dhe Ranes duhet t’i khehet shpirti te cilin ia ka marre e“ Mira Detare”, institucioni publik i cili duket se eshte themeluar enkas per Ulqinin.
Eshte mire qe nga Rana jane larguar kioskat, qevapat dhe hamburgerat, kici dhe plastika, por ende duhet te punohet ne imazhin e saj sepse ende ka gjera te cilat nuk i takojne Ranes. Vetem tek ne mund te ndodhe qe te zhduket gjelberimi me palmat 50 vjecare per t’i bere vend nje tavoline me disa karrige me shume . Ne Rane duhet te ndihet era e detit dhe bukuria elitare. A mund ta paramendoni mollon ku nuk guxon te ofrohet asnje jahte prej rrjetave , bovave dhe ndotjes, pasi organizata Komunale tere veren nuk i eshte afruar mollos… Te “Mirat Detare”duhet ta dine se turizmi me i mire ne bote vjen nga mysafiret me jahte e anije, i ashtuquajtur turizmi nautik. Kete turizem nuk mund ta ofroje marina ne Kaceme, pasi nuk garanton siguri per barka dhe sanalla. Une e kam quajtur ate Jakuzzi sepse i pergjan shume atij.. Premtimet e dhena ne zhvillimin e turizmit kane mbetur vetem premtime. Duke filluar nga planet urbanistike regjionale, ndaj te cileve qytetaret e Ulqinit dhe organizatat e ndryshme kane pasur mbi 700 verejtje. dhe ku asnjera nuk eshte marre parasysh, shihet qarte se kemi mbetur ne marginat e ketij zhvillimit Ulqini ka dhene kontribut te madh ne turizmin e Malit te Zi me te ardhura me te medha ne nivel te Republikes .
Shume gjera kane ndikuar ne kete renie, sidomos shkaterrimi i hoteleve, privatizimi i deshtuar, infrastruktura e stervjetruar etj Ne duhet t’i kerkojme problemet edhe tek vetvetja. Duhet te mundohemi te ndikojme ne politiken e shtetit, sepse tash eshte koha kur Republika duhet t’i valorizoje resurset dhe bukurite natyrore te qytetit tone, te cilat nuk i ka asnje qytet, jo vetem ne Mal te Zi. Perfaqesuesit tane ne parlamentin e Malit te Zi dhe ata te pushtet vendor, duhen te jene prezent, dhe te kerkojne pjesmarrjen dhe te drejtat tona ne secilin tender. Ne jetojme ketu dhe ne duhet te disponojme me ato resurse qe na i fali Perendia. Master plani me duket se ka mbetur vetem nje enderr. Investimet te cilat i ka parapare ne Plazhin e Madh kam frike se po mbesin pra vetem enderr. Me kujtohet autori i ketij plani, zoteri Fridrih Engel, te cilin kam pasur nder ta shoqeroj duke ia treguar bukurite e Kalase tone. Kjo gjendje ka ndikuar qe sezoni prej fillimit e deri tek fundi te kete oscilime te medha. Qershori i dobet kurse korriku dhe gushti me i mire me nje numer me te madh, por sido qe te jete, nuk mund te thuhet se sezoni ka qene me i sukseshmi.
Nuk dua te jem shume kritik, sepse jam i mendimit se cdo qytetar mund ta jape sot nje mendim kompetent, sepse faktet nuk mund t’i mohoje askush. Nuk eshte mire qe per cdo vit te na perseriten te njejtat gabime, dhe prandaj duhet te mundohemi qe ne te ardhmen te luftojme per nje turizem me kualitativ, me nje oferte me te mire dhe me kualitative. Po i perseris edhe nje here disa nga problemet te cilet vite me radhe perseriten tek ne, e te cilat ne mundemi dhe duhet t’i luftojme. Vetem tek ne mund te lejohet nje skenar, ku ne secilin hap ne rruge dhe ne sheshe te parkohen automjetet pa pagese dhe pa regull. Nje trafik pa disipline vite me radhe i njejti skenari, a thua se eshte ndalur koha. Nje horor, Parkingu ne shkollen fillore B. Strugar duhet te vehet ne sherbim te turisteve dhe qytetareve, e jo te qendroje tere veren i mbyllur per hir te atyre te cilet mendojne se eshte prona e tyre. Dilerat apo matrapazet mund te hyjne ne librin e Ginisit si nje studie e zeze e vecante. Ne secilen pike te qytetit takohemi me dilera, kjo eshte bere tashme profesion, dhe ne rruge shihen me teper dilera se mysafire.
Do t’i permend posacerisht ata me motora dhe automobila, te cilet pa nderprerje vrapojne ne magjistrale shpeshhere edhe ne emer te agjensive turistike, duke bere nganjehere edhe kontrollin e pasaportave. Mysafiret qe vijne ne qytetin tone fitojne pershtypje jashtezakonisht te dobeta nga kjo sjellje. Pastertia ka qene ne nje nivel i cili nuk mund te sjelle mysafire me kualitative. Bile ka vende ku automjetet e organizates komunale nuk mund t’i ofrohen posacerisht Kalase nga ana e jugut dhe mollos per shkak te parkimit te parregullt. A mund te flitet per pasterti ne qofte se ne afersine e Plazhi te madh keni te grumbulluar brllogun e mos te flasim per shutin i cili largohet per cdo dite, posacerishte duke u afruar Valdanosit dhe me gjere deri ne qytet, shembull, kontejnerat nen Kala ke shkolla Boshko Strugar. Ku jan ispekcionet komunal. Secili mysafire ne qytetin tone ka verejte per te dhe per te nuk ka vende per lavdime. Ndoshta furnizimi me uje ka qene me i mire, por ne ne Kala ka nga nje here edhe ka tri dite nuk kemi pasur uje.
Ndoshta per keto zotri kjo gje eshte normal. Kalaja eshte nje problem i posacem ne kete skenar. Pastertia ka qene ne rregull, fale traktorit i cili per cdo dite ka nxjerre mbeturinat nga Kalaja. Vendet publike ne Kala nuk jane pastruar rregullisht, per kete duhet te pergjigjet Organizata komunale. Natyrisht edhe ka arsy, sepse me nje traktor nuk ka mundur t’i mblidhe mbeturinat, duke pasur para sysh shume lokale ne Kala. Sa i perket infrastruktures, nuk ka nevoj te komentohet shume, sepse vite me radhe perseritn. Kaldrani i ber pas termetit te vitit 79, nga guret te rere nga shtepijat, ndricimi publik, vjedhja e kandilajberave ne muzeun e Kalase, kanalizimi, uji, premtime me qindra mijera eurosh ne fushata parazgjedhore, pastaj asnje euro i investuar. E lenun pas dore nga pushteti vendor dhe institucionet perkatese te Republikes dite per dite larg e me larg nga Unescoja. Sa i perket Muzeumit, ka punuar me ne rregull. Kemi verejtje tek inspekcioni turistik qe kane lejuar hyrjen ne Kala grupeve me guide te pakualifikuar, duke i dhene mysafireve informata jo te verteta per historine dhe kulturen tone.
Une vete jam deshmitar. Me duket se ndryshimi me i mire dhe kualitativ ka qene sherbimi me taksi, por edhe ketu kam verejtje per nga shpejtesia e tyre. Plazhet, sidomos ata ne Plazhin e Madh, jane me standart boteror, me mobiliar dhe sherbim te mire, pavaresisht se une kam nostalgji per dinat te cilat pronaret i kane zhdukur. Kjo eshte nje levizje pozitive per turizmin tone. Duhet lavderuar edhe plazhet ne Pisha, sidomos ajo te uji i surfullte “Sapore di Mare”. Kurse per Plazhin e vogel kam mendim te posacem. Jam i mendimit se Plazhi i vogel eshte teper i vogel per te pranuar nje numer kaq te madh te turisteve. Nuk ka tualet publik dhe shume te tjera. Prandaj jam i mendimit se do te ishte mire te vendosen cmimet si cdo kund ne bote, qe te kufizohet numri i mysafireve. Jam i mendimit se kultura dhe oferta ka qene ne nivel si viteve te kaluar. Panairi tradicional i librit, i cili per cdo vit organizohet ne Ulqin, eshte nje freski ne kulture, duke pasur parasyshe se ne secilin hap eshte nje oferte e kicit te panumert. Ky eshte shekulli i vdekjes se librit, prandaj cdo gje qe ka te beje me librin eshte per te pershendetur.Panairet dhe manifestimet e tilla percillen nga aktivitetet tjera, sic jane mbremjet letrare.
Jam i mendimit se Panairi i librit e ka vendin ndermjet mureve te Kalase, e jo ne mesin e hamburgerave dhe qevapave ne Rane. Padyshim, ngjarja me rendesishme eshte Skena verore, e cila per njezet e tre vite me radhe organizohet ne Kalane tone shekullore, ne sheshin e sklaveve, ku dikur si rob lufte ka qendruar per pese vite Servantesi i madh. Ketu ai i ka qendisur personazhit me te famshem ne letersine boterore, sic eshte Dulcinea. Ne kete vend, por edhe shume te tjere te njohur dhe te panjhohur kane gjetur inspirim per veprat dhe dashurite e tyre. Ketu pra eshte mbajtur Skena verore. Jam i mendimit se nuk ka qene me kualitative se viteve kaluar. Per kete Skene gjithmone kam qene kritik, duke dhene sygjerime objektive, sygjerime keto qe kurre organizatori nuk i ka pranuar. Sivjet nuk ka qene me e begatshme dhe me kualitative, perkundrazi. Vizitoret e pakt te cilet kane pasur fat te largohen nga kici i cili mbreteron njeqind metra nen Kala, ne Rane, kane pasur kenaqesi shpirterore te perjetojne dicka nga kultura e vertete. Dua ta permend grupin letraro-muzikor nga Prizreni, i cili per cdo vit i kenaq vizitoret. Kori dhe orkestra kamermane nga Viena na kane sjellur mbremje te paharruara. Me kenaqesi te posacme duhet permendur binjakezimin ndermjet qytetit te Vienes dhe Ulqinit, bere ky nen tingujt e Shtrausit.
Duke falenderuar Sejdo Mehmetit i cili ishte iniciator i pjesemarrjes e grupit nga Viena kam shprese se ndoshta edhe ne te ardhemnen keto fryte do te reflektohen edhe ne turizem. Gjithashtu dua ta permend edhe Kalimeren poetike, aktorin e madh malazez Sllobodan Marunoviq.
Ne pergjithesi, kjo eshte koha e valorizimit te resurseve te panumerta te qyrtetit tone. Jam i mendimit se investitoret e huaj duhet te investojne ne infrastrukture dhe ne kete bukuri magjepese.
Ne fund, dua ta them nje fjali te cilen e ka thene me ze te lehte mendimin dhe bindjen e tij Galileo Galilei duke dale nga gjykimi : “Pa tjeter leviz”, dhe per te mendoj se ketij qytet i duhen dhe i nevojiten levizje te duhura.

Ismet Karamanaga  Facebook
Koha Javore


YouTube Preview Image