2 Po 2 lanson diss për Noizyn

October 17, 2010   | Lajmet / Vijesti

Reperi kosovar, 2 Po 2, i cili së fundmi ka goditur toplistat kosovare me bashkëpunimet e tij me disa prej këngëtareve më seksi të estradës, tashmë i është kthyer rrjedhës së zakonshme dhe është marrë me repin e reperët në përgjithësi.

2po2 diss Noizy

Nën snajperin e 2 Po 2 tani ka rënë një prej reperëve më të njohur dhe më të respektuar në qarqet e industrisë muzikore shqiptare, Noizy, të cilin e ka fyer dhe e ka demaskuar në këngën drejtuar kundër tij, apo siç quhet ndryshe në zhargonin e repit në këngën diss, “Ti Po Thu”.

Kohëve të fundit janë bërë trend këngët diss, ku reperët fyejnë dhe nxjerrin në pah dobësitë e njëri tjetrit, por trendi i lartpërmendur ka gjenezën nga SHBA-të duke vazhduar në Evropën Qëndrore dhe tashmë është bërë traditë edhe mes reperëve ballkanikë.

YouTube Preview Image