Dafina dhe Ledri së shpejti me duet

October 17, 2010   | Lajmet / Vijesti

Dafina Zeqiri, e cila ka realizuar disa bashkëpunime shumë të suksesshme së fundi, në projektin muzikor të radhës ka vendosur të realizojë duet me reperin Ledri Vula.

Dafina Zeqiri ne studio per ramush haradinaj

“Kam bërë disa incizime të reja, por edhe një këngë të re, të cilën e kam në duet më Ledri Vulën. Dueti është në gjuhën shqipe, dhe gjithashtu e kam të përgatitur edhe një këngë në gjuhën angleze. Këtë këngë e kam punuar kur isha 15 vjeçe dhe tani e kam përpunuar, dhe vendosa të risjell më profesionalisht”, ka thënë për “Infopress” Dafina Zeqiri.

Siç ka zbuluar Dafina, e cila ka realizuar melodinë e këngës, dueti me Ledrin është shumë ritmik, ndërsa teksti është shumë ‘më ndryshe nga të tjerat të realizuara deri me tash’, për të cilën gjë është përkujdesur vetë Ledri.

“Ka një temë më ndryshe nga ato të zakonshmet, më ndryshe se ato ku zakonisht flitet keq për të tjerët apo të tjerët përulen. S’ka një temë që prek mendjemadhësinë, por ka një temë që prek më shumë dashurinë në mes njerëzve, ku lavdërohen të tjerët”, ka thënë këngëtarja.

Telegrafi

2