Zhvillohen zgjedhjet e përsëritura lokale për Kuvendin Komunal të Ulqinit

October 18, 2010   | Politika

Në Komunën e Ulqinit janë duke u mbajtur zgjedhjet e përsëritura lokale për Kuvendin Komunal të Ulqinit. Në orën 8 të mëngjesit në rajonin e Ulqinit janë hapur 35 vendvotime ku të drejtën e votës e kanë mbi 18 mijë votues. Sipas Komisionit Zgjedhor Komunal zgjedhjet janë duke u zhvilluar në mënyrë të qetë dhe pa ndonjë parregullsi të theksuar, ndërkohë që në zgjedhje kanë dalë mbi 60% e votuesve.

Në zgjedhjet e përsëritura lokale garojnë 9 subjekte politike, kurse partitë pretenduese për të fituar shumicën parlamentare janë Forca e Re Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve në bashkerenditje me Partinë e Prosperitetit Demokratik dhe Partia Demokratike e Socialistëve.

Në zgjedhjet e 23 majit të këtij viti asnjëra nga partitë politike nuk arriti të fitojë shumicën për formimin e shumicës në Kuvendin e Ulqinit, i cili numëron 33 vende. Kjo ishte edhe arsyeja e shpalljes së zgjedhjeve të përsëritura nga presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanovic.

VOA Albanian