Forca: Konference – Zhgjedhjet 2010 – 2

October 19, 2010   | Politika

Të nderuar qytetarë,

Së pari, dua të falënderojë votuesit, anëtarët dhe simpatizuesit e Forcës dhe në veçanti  Forcën rinore për angazhimin e palodhshëm gjatë fushatës dhe për angazhimin e tyre në komisione.

Këto zgjedhje përsëri kanë vërtetuar se FORCA është partia më e madhe në Komunën e Ulqinit që dëshmon edhe rritja e re e numrit të votuesve të Forcës.

Me këtë rast edhe një herë ju falënderoj për besimin që na keni dhënë dhe ju vërtetoj edhe një herë që Forca nuk do të zhgënjej besimin tuaj.

Pasi analizuam situatën e ngarkuar gjatë procesit zgjedhor dhe identifikuam shkelje të shumta në procesin zgjedhor, Këshilli Qendror i Forcës së Re Demokratike vendosi që detajisht të analizoi shkallën e ndikimit të keqpërdorimeve.

Në lidhje me këto zgjedhje ne kemi rezerva te mëdha dhe do te nisim një proces të gjërë për te identifikuar parregullsitë.

Fatkeqësisht standardi i zgjedhjeve të fundit ka qenë më i dobëti deri tani, shumë larg nga standardet që duam të ndërtojmë sepse kanë vënë në pikëpyetje edhe vetë proceset e ndërtimit të standardeve për integrime euroatlantike të shtetit tonë.

Me parregullsitë,  qoftë gjatë fushatës dhe qoftë gjatë ditës së djeshme të zgjedhjeve, është dëmtuar rëndë procesi i konsolidimit të shtetit ligjor dhe të shtetit demokratik.

Dy nga kriteret kryesore të Kopenhagenit që duhen përmbushur nga shteti i Malit të Zi për tu bërë anëtar në Bashkimin Evropian janë: Zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe sundimi i shtetit ligjor.

I vetëdijshëm që Forca ia rrezikon pozitën, ekzekutivi aktual i komunës është përpjekur gjatë gjithë kësaj fushate elektorale që ta mbajë karrigen me zor duke manipuluar në votime, duke bërë investime elektorale, duke kërcënuar të punësuarit e sektorit publik apo duke bërë punësime partiake.

Edhe pse në koalicion mbështetja elektoratit për ata ka qen e vogël sepse mbetën rreth një të katërtën  e mbështetjes së elektoratit në tërësi, dhe kjo dëshmoj edhe një herë që në komunën e Ulqinit duhen forca të reja për të ndryshuar situatën e rënd ku e ka fundosur ky ekzekutiv.

Së dyti, Mungesa e veprimit të organeve kompetente për të parandaluar investimet elektorale në infrastrukturë,ndriçime dhe rrugë pa planë dhe pa leje ndërtimi është gjithashtu kundër standardeve demokratike evropiane.

Së treti, Mungesa e vëzhguesve të huaj dhe vendas për të monitoruar procesin zgjedhor të djeshëm është kuptuar si leje për të punuar për manipulime të procesit zgjedhor.

Ne do të bashkëpunojmë me shoqërinë civile dhe mediat e Malit të Zi për të zbardhur të gjitha shkeljet dhe keqpërdorimet që janë bërë gjatë fushatës dhe në ditën e zgjedhjeve.

Në Kuvendin e ardhshëm të komunës sonë këshilltarët e Forcës do të veprojnë në drejtim të parandalimit të kësi lloj veprimeve jodemokratike.

Kryetari – Nazif Cungu
ZMADHO FLETËN E ZGJEDHJEVE LOKALE NË ULQIN

12