Kaltrina Selimi: Vitin tjetër do martohem

October 22, 2010   | Lajmet / Vijesti

Kaltrina Selimi këngëtarja e cila njihet për zërin dhe paraqitjen e veçantë, ka disa vite që është ndër më të kërkuarat në treg. Momentalisht gjendet në Londër ku pushon në krahët e të dashurit, por nuk ngurron të na rrëfejë sesi po i kalon ditët atje…

Kaltrina ka dy muaj që jeni në Londër. Pse kaq gjatë?

Në fakt asnjëherë nuk kam qëndruar më gjatë se kaq dhe gjatë kësaj kohe kam pezulluar të gjitha angazhimet e mia, kam dashur të bëj një pushim të plotë në Londër.. Sigurisht, gjëja që po më mban këtu është Dritoni, i fejuari im.

Ju faktikisht bashkëjetoni me të fejuarin, çfarë ka ndryshuar këto ditë në lidhjen tuaj?

Po përjetojmë ditët më të mira të lidhjes sonë, nuk mund të them se ka ndryshuar diçka në veçanti, përveç se lidhja jonë sa vjen e bëhet më e fortë.

A keni menduar për dasmën, nëse po, kur?

Po kemi menduar edhe për dasmën, dhe besoj që do të jetë vitin e ardhshëm gjatë stinës së verës, mirëpo datën akoma s’e kemi caktuar.

Me çfarë jeni marrë këto ditë përveç Dritonit?

Përveç një pushimi shumë të mirë, po shijoj vendet më të bukura në Londër si dhe shumë qytete të tjera në Angli. Gjithashtu si çdo femër besoj, edhe unë jam shumë adhuruese e shoppingut dhe kam blerë aq shumë gjëra sa që kam rënë në hall se nuk do kem vend për të gjitha në valixhe….

Cili është projekti i radhës në muzikë?

Besoj shumë shpejt pasi të vij në Kosovë do të bëj incizimin e një kënge të re, të cilës besoj se do t’i realizoj edhe videoklipin. Për këtë falenderoj vëllain tim, i cili më ndihmon shumë në përzgjedhjen e këngëve dhe të gjitha angazhimet e mia rreth muzikës.

YouTube Preview Image