Spektakël balerinash (Fuel Girl) nudo në jetën e natës së Tiranës

October 23, 2010   | Lajmet / Vijesti

Nuk ka limit në klubet e natës së Tiranës kur bëhet fjalë për të tërhequr sa më shumë klientelë. Kështu ka ndodhur në klubin “Doberman” fundjavën e kaluar, ku sidomos klientët meshkuj kanë pasur fatin të shijojnë një show të paparë me balerina superseksi, të cilat në orët e vona të natës kanë filluar të heqin një nga një rrobat duke mos lënë më shumë vend për imagjinatë. Balerinat kanë bërë një shfaqje të jashtëzakonshëm duke mos ngurruar t’u afrohen klientëve meshkuj, madje edhe duke i prekur e puthur.  Ato ishin angleze dhe amerikane dhe vijnë për herë të dytë në Shqipëri.

Katro dhe Getoari, dy prej këngëtarëve më të pëlqyer të momentit, kanë qenë dy nga klientët e klubit “Doberman” fundjavën e kaluar duke mos lënë t’u shpëtojë ky show superseksi i balerinave të huaja, madje ata kanë qenë edhe në radhët e para teksa shihnin vajzat që performonin. Kushedi se çfarë frymëzimi kanë marrë për kompozimet e ardhshme!