Parregullsitë dëmtuan procesin zgjedhor

October 26, 2010   | Shtypi / Mediji

Forca e re demokratike shpreh rezerva për zgjedhjet lokale në komunën e Ulqinit
Ulqin – Forca e Re Demokratike ka rezerva te medha per procesin zgjedhor te zhvilluar ne komunen e Ulqinit dhe do te nise nje proces te gjere per te identifikuar parregullsite e shfaqura ne keto zgjedhje, ka thene te henen ne konferencen per shtyp kryetari i saj, Nazif Cungu. Ai ka thene se standardi i zgjedhjeve lokale te mbajtura te dielen ka qene “me i dobeti deri tani, shume larg nga standardet qe duam te ndertojme sepse kane vene ne pikepyetje edhe vete proceset e ndertimit te standardeve per integrime euroatlantike te shtetit tone”. Cungu ka theksuar se parregullsite e verejtura gjate fushates dhe gjate dites se zgjedhjeve kane demtuar rende procesin e konsolidimit te shtetit ligjor dhe te shtetit demokratik. Ai ka paralajmeruar se Forca do te bashkepunoje “me shoqerine civile dhe mediat e Malit te Zi per te zbardhur te gjitha shkeljet dhe keqperdorimet qe jane bere gjate fushates dhe ne diten e zgjedhjeve”. Kryetari i Forces se Re Demokratike eshte shprehur se “pushteti aktual ekzekutiv i Komunes se Ulqinit eshte perpjekur gjate gjithe fushates elektorale qe ta mbaje karrigen me zor duke manipuluar ne votime, duke bere investime elektorale, duke kercenuar te punesuarit e sektorit publik apo duke bere punesime partiake”. Ai ka kritikuar organet kompetente te cilat, sipas tij, nuk kane vepruar “per te parandaluar investimet elektorale ne infrastrukture, ndricime dhe rruge pa plan dhe pa leje ndertimi”, ndersa mungesa e vezhguesve te huaj dhe vendas per te monitoruar procesin zgjedhor, Cungu ka thene se eshte “kuptuar si leje per te punuar per manipulime te procesit zgjedhor”. Duke folur per rezultatet e zgjedhjeve, kryetari i Forces se Re Demokratike ka thene se ato kane vertetuar se kjo parti eshte partia me e madhe ne Komunen e Ulqinit, gje qe e deshmon edhe rritja e numrit te votuesve. Cungu ka falenderuar votuesit, anetaret dhe simpatizuesit e Forces dhe ne vecanti Forcen Rinore “per angazhimin e palodhshem gjate fushates dhe per angazhimin e tyre ne komisione”. “Me kete rast edhe nje here ju falenderoj per besimin qe na keni dhene dhe ju vertetoj edhe nje here qe Forca nuk do te zhgenjeje besimin tuaj”, ka thene ai.

I.Kallaba
Koha Javore
ZMADHO FLETËN E ZGJEDHJEVE LOKALE NË ULQIN

5