Leonora Jakupi për Eurosong

October 30, 2010   | Lajmet / Vijesti

Këngëtarja Leonora Jakupi po shijon suksesin e projektit të saj të fundit muzikor, videokënga “I harruar” që u prit shumë mirë nga publiku.

Në një intervistë për shtojcën e gazetës Shekulli, këngëtarja ka folur mes tjerash edhe për festivalin “Eurosong”.

Megjithëse Kosova ende nuk e ka fituar të drejtën për të shkuar në Eurosong, shumë këngëtarë kanë filluar të flasin për dëshirën që të përfaqësojnë vendin e tyre në këtë festival.

”Në momentin kur institucionet e Kosovës organizojnë një event të mirëfilltë për prezantim e vlerave të tyre në fushën e artit, do të sigurohej e drejta besoj… ndryshe për artistët kosovarë zgjidhja e vetme mbetet “Festivali i Këngës në RTVSH”, festival ky që ka promovuar shumë emra tashmë të njohur nga Kosova, duke më përfshirë edhe mua,” ka thënë Leonora.

Akuza ndaj Leonora Jakupit


Nga të gjithë cilësohet si një prej këngëtareve më të mira dhe më serioze në Kosovë duke u admiruar fakti që vajza nuk ka rënë asnjëherë pre e thashethemeve rozë të gazetave apo VIP-ave. Gjithsesi ka dhe nga ata që janë të pakënaqur, e pikërisht fansat e saj të cilët i tërheqin vëmendjen se Leonora tashmë prej një viti nuk është shfaqur në asnjë koncert, nuk ka realizuar asnjë të tillë vetë dhe se skenës po i mungon gjithmonë e më shumë.

Në këtë rrjedhë mendimi sipas tyre shtrohet edhe pyetja bashkë me dyshimin se ku i gjen këngëtarja paratë për shpenzimet që ka, duke qenë se fitimet e saj nuk janë njësoj si të këngëtarëve të tjerë, njoftojnë mediet shqiptare.

YouTube Preview Image