Ledrit “po i pëlqen” Dafina

October 31, 2010   | Lajmet / Vijesti

“Kënga është e gatshme. Vija melodike është punuar nga unë, muzikën e ka bërë K-mister, ndërsa teksti nga Ledri. Javën që vjen do të fillojmë edhe më xhirimet e videoklipit të cilat do të punohen nga produksioni ‘Entermedia’”, thotë Daffy duke shpresuar se kënga do të dal para Vitit të Ri.

Arben Gjinaj

“Po më pëlqen” është ky titulli i këngës i shkruar nga Ledri Vula e cila në bashkëpunim me Dafina Zeqirin do të vjen shumë shpejt para publikut shqiptar. Në një prononcim për “Zërin” Dafina tregon se kënga është përfunduar, ndërsa tash pritet vetëm realizimi i videoklipit.

“Kënga është e gatshme. Vija melodike është punuar nga unë, muzikën e ka bërë K-mister, ndërsa teksti nga Ledri. Javën që vjen do të fillojmë edhe më xhirimet e videoklipit të cilat do të punohen nga produksioni ‘Entermedia’”, thotë Daffy duke shpresuar se kënga do të dal para Vitit të Ri.

Bashkëpunimi mes këtyre të dyve, sipas këngëtares Zeqiri ka ardhur si rrjedhojë e miqësisë që e kanë prej kohesh.

“Ne jemi shok që sa kohë dhe na erdhi ideja e përbashkët që të bëjmë një duet dhe besoj se ka me dal diçka shumë e bukur. Jemi përshtatur shumë mirë në të kënduar. Të gjithë ata që e kanë dëgjuar deri tash këtë këngë, na kanë përgëzuar dhe kemi vetëm komente të mira”, theksoi ajo duke shtuar se për të nuk paraqet problem qoftë kur këndon solo apo në bashkëpunim. “ Unë ndihem mirë në të dyja pozicionet. Këngët e mija si solo ashtu edhe në bashkëpunime janë pritur nga publiku. Duetet apo bashkëpunimet sjellin gjithmonë risi të publiku dhe kjo është edhe arsyeja që unë preferoj të realizoj këngë të tilla”, pohon Daffy.

Ajo ka treguar se pas këtij projekti do të vjen edhe më disa këngë të tjera solo. Kënga e radhës do të jetë në gjuhën angleze të cilës Dafina ia ka bërë muzikën shumë vite më parë. “Është një këngë të cilën e kam punuar kur kam qenë 15-vjeçe. Gjithmonë kam menduar që ta realizoj komplet dhe tani dua që ta përpunoj edhe pak dhe ta publikoj” bëri me dije ajo për të shtuar se mundet të shkruan tekste në gjuhën angleze por jo edhe në gjuhen shqipe, kjo mbase Dafina për shumë vite ka jetuar në Suedi dhe duket se akoma has në vështirësi të gjuhës shqipe.

Fejesa – ende ka kohë

Tashmë nuk është sekret lidhja e Dafinës më Krenar Çoçaj. Duket që lidhja mes tyre është duke shkuar mirë dhe ndonëse e kanë biseduar edhe çështjen e fejesës ende asgjë nuk kanë ndonjë kohë të përcaktuar.

“Kemi biseduar, por asgjë nuk ka të përcaktuar. Po presim edhe pak, pastaj të shohim. E rëndësishme që dashuria jonë është shumë e madhe për njëri tjetrin, ndërsa gjërat e tjera do të vijnë më kohë”, thotë ajo. Dafina pohoi se është e angazhuar nëpër shumë mbrëmje si brenda ashtu edhe jashtë vendit, ndërsa deklaroi se këtë vit nuk do të jetë pjesë e asnjë festivali.

1