Podgorica pret Tiranën që kufiri të kalohet vetëm me letërnjoftime

October 31, 2010   | Lajmet / Vijesti

Podgoricë, 29 tetor – Çështjen e kalimit të kufirit vetëm me letërnjoftim, shqiptarët në Mal të Zi e kanë shprehur tash disa vite, por në fillim të këtij viti kjo kërkesë iu shtrua ish-ministrit të Jashtëm shqiptar, Ilir Meta me rastin e vizitës Malit të Zi.
Siç raporton KosovaLive, edhe Partia Socialdemokratike e Malit të Zi, partnere e koalicionit qeveritar, që në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 23 majit në Ulqin, me një pompozitet të theksuar, premtoi angazhimin për realizimin e iniciativës për kalimin e kufirit në vendkalimin Sukubinë-Muriqan, midis Ulqinit e Shkodrës, përkatësisht Malit të Zi e Shqipërisë.
Mirëpo, kërkesa nuk është realizuar as sot e kësaj dite.
Në këtë ndërlidhje, deputeti i Forcës së Re Demokratike, Genci Nimanbegu pyeti shefin e diplomacisë malazeze, Milan Rocen a janë inicuar aktivitete përkatëse të cilat qytetarëve të Ulqinit dhe të Tivarit do t’ mundësonin që të kalojnë kufirin në Sukubinë/Muriqan me letërnjoftim si dhe a është aftësuar ky vendkalim që të mundësojë punët doganore dhe të tjera kufitare.
Roqen përgjigjet se Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi i ka bërë ftesë qeverisë shqiptare që të nisen negociatat mbi qarkullimin kufitar nëpërmjet këtij vendkalimi. Shefi i diplomacisë malazeze shton se në këtë resor ministror janë në pritje të përgjigjes së palës shqiptare.

Ai ka theksuar se vendkalimi kufitar Muriqan/Sukubinë plotësisht është i pajisur edhe aftësuar për qarkullim dhe doganim.

KOHA NET


YouTube Preview Image

1