Capital T me klip të ri

November 1, 2010   | Lajmet / Vijesti

“Shumë shpejt do të dalë klipi “U bo vonë”. Është një ide më ndryshe prej herëve tjera. Në klip do të marrin pjesë disa nga këngëtaret tona të estradës. Do të thotë se ky është projekti i fundit që do të pasojë. Po shpresojmë që vikendin e ardhshëm ta lansojmë këngën nëpër televizionet tona.

Ndërsa pret rezultatet e para pas prezantimit të parë në festivalin “Kënga Magjike”, angazhimet aktuale të këngëtarit “Capita T” janë fokusuar edhe rreth klipit të fundit, i cili pritet të dalë në treg vikendin e ardhshëm. Kështu të paktën bën me dije “Capital T”, gjatë një bisede për “Infopress” teksa rrëfen për filmimet e klipit e angazhimet e radhës. “Shumë shpejt do të dalë klipi “U bo vonë”. Është një ide më ndryshe prej herëve tjera. Në klip do të marrin pjesë disa nga këngëtaret tona të estradës. Do të thotë se ky është projekti i fundit që do të pasojë. Po shpresojmë që vikendin e ardhshëm ta lansojmë këngën nëpër televizionet tona. S’kisha dashtë të zbuloj më shumë, por mund të them se këngëtaret me të cilat unë kam bashkëpunim më shumë e që kemi marrëdhënie të mira, ato do të jenë pjesë e këtij klipi”, kështu bën me dije këngëtari, ndërsa pohon se këngëtaret pjesëmarrëse në klipin e tij do të jenë vetëm si figurë, por nuk do të këndojnë.

Tuna dhe të tjera pjesëmarrëse

“Nuk do të dëgjohet zëri i tyre, vetëm se do të jenë pjesë e filmimeve në klip.

Kënga do të jetë si një vazhdimësi e këngës së mëparshme të titulluar “Ti je ma e mira”.

Xhirimet tashmë kanë përfunduar dhe ka mbet vetëm edhe montazhi”, thekson ai, ndërsa pas pyetjes tonë se a do të jetë njëra nga këngëtaret edhe Tuna, “Capital T” pohon që ajo do të jetë njëra nga këngëtaret pjesëmarrëse në klipin e tij, ndonëse për më shumë detaje nuk deshi të bënte me dije.

Megjithëse ende nuk është finalizuar puna e bërë, “Capital T” pohon të jetë i kënaqur me gjithë punën e realizuar deri me tash. “Jam shumë i kënaqur me gjithçka që është realizuar deri tash, kështu që nuk më mbetet tjetër vetëm që të pres finalizimin dhe shpresoj që të dal ashtu siç e kemi paramenduar. E përveç këtij klipi, kemi menduar që të vazhdojmë edhe me disa bashkëpunime, ndonëse nuk mund të them se kur do t’i lansojmë atje”.

Ishte e rëndësishme kjo pjesëmarrje

E teksa pret lansimin e klipit, këngëtari tregon edhe për pjesëmarrjen e tij në festivalin “Kënga Magjike”. “Tashmë jemi prezantuar atje, kështu që mbetet vetëm edhe gjysmëfinalja dhe finalja e festivalit. Performanca ka qenë shumë e suksesshme, por edhe bashkëpunimi gjithashtu”, tregon këngëtari.

“Capital T” është prezantuar me këngëtaren nga Shqipëria Eni Koçi, ndërsa kënga me të cilën janë prezantuar atje titullohet “Diva”. “Për mua ka qenë më e rëndësishme të marr pjesë fillimisht në mënyrë që të marrë pjesë njëherë në Shqipëri, por aq më mirë nëse na vlerësohet puna të cilën e kemi bërë”.

E përveç muzikës, i riu prishtinas u është rrekur edhe studimeve të tij, për të cilat thotë se janë duke i shkuar shumë mirë. “Jam edhe në fakultet, kështu që jam duke u angazhuar edhe në këtë drejtim. Gjithçka është duke shkuar mirë”, shton për fund ai.

YouTube Preview Image