Informimi shqip në Mal të Zi – Gazetaria hulumtuese

November 1, 2010   | Kulturë / Kultura

Këshilli nacional i shqiptarëve në Mal të Zi organizoi të dielën në Ulqin tryezën e rrumbullakët me temë”Informimi shqip në Mal të Zi – Gazetaria hulumtuese”

Gazetaria hulumtuese,e panjohur për mediet në gjuhën shqipe

Kryeredaktori i Televizionit “TopChannel”, Mentor Kikia, prezantoi përvojën e mediave në Shqipëri sa ipërket gazetarisë hulumtuese, me theks të veçantë në televizionin ku ai punon. Ai solli raste konkrete tëgazetarisë hulumtuese në Shqipëri që kanë dëshmuar shkeljet dhe devijimet dhe që kanë ndikuar që pushteti të reagojë. Kikia theksoi se në punën e saj hulumtuese “media nuk mund të ketë kurrë kufij nacionaliteti, as kufij shtetërorë”.. .

Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Mal të Zi organizoi të dielën në Ulqin tryezën e rrumbullakët me temë “Infonnimi shqip në Mal të Zi – Gazetaria hulumtuese”.Në tryezë u diskutua jo vetëm për gazetarinë hulumtuese, por edhe për problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen mediet në gjuhën shqipe ne Mal te ZI.

Ligjëruesit dhe pjesëmarrësit në tryezë u pajtuan se gazetaria hulumtuese është fare pak apo aspak e pranishme në mediet në gjuhëll shqipe në Mal të Zi. Për pozitën aktuale të medieve elektronike shqipe në Mal të Zi foli mr.Haxhi Shabani,gazetar në Radiotelevizionin e Malit të Zi.
Ai tha se në një numër kaq të pakët të medieve,nuk ka se si të kemi pretendime për të pasur medie të zhvilluara që flasin shqip që ga niveli kadrovik dhe deri te ai teknologjik,ndonëse në kuadër të këtyre medieve punojnë gazetarë të cilët kanë përgatitje profesionale dhe kanë dëshmuar që mund të ballafaqohen me kërkesat bashkëkohore që i ka ky profesion.

Sipas Shabanit, “në mënyrë që gazetaria hulumtuese të bëhet mbizotëruese në mediet në gjuhën shqipe në Malin e Zi, duhet ndryshuar thelbësisht që nga përgatitja profesionale e gazetarit,ritja sasiore dhe cilsore e medieve, së paku me hapjen e një kanali të veçantë televiziv në shqip në nivel qendror,nga mbështetja financiare e tyre e deri te ndryshimi i konceptit për rolin që duhet të kenë mediet, që mbase për nga rëndësia zë vendin e parë, pasi që kur të fornohet koncepti i drejtë për medien, ndryshimet e tjera janë rrjedhojë logjike.” Redaktori përgjegjës i gazetës “Koha Javore”, Ali Salaj, foli mbi pozitën e medieve të shkuara shqipe në Mal të Zi.

Ai tha se gazetaria hulumtuese është e panjohur si zhanër në gazetarinë e shkruar në Mal t”Zi. “Në këto media, jo që nuk gërmohet në thellësi, por shpesh herë nuk gërvishtet as sipërfaqja. Kjo ndodh ngase mediat e shkruara në gjuhën shqipe nuk kanë ndonjë traditë  identifikuese, pjekuri profesionale dhe guxim intelektual”, u shpreh ai. Salaj theksoi se “në mediet e shkruara nëgjuhën shqipe në Mal të Zi janë bërë përpjekje ndoshta për të folur apo edhe për të zbardhur ndonjë fenomen negativ të shoqërisë qoftë përmes intervistës, kronikës, komentit,polemikës dhe analizës, por që të gjitha mbeten brenda suazave të gazetarisë së rëndomtë,narrative dhe përshkruese”.

Ligjëruesi tjetër, kryeredaktori i Televizionit “Top Channel”, Mentor Kikia, prezantoi përvojëne medieve në Shqipëri sa i përket gazetarisë hulumtuese, me theks të veçantë në televizionin ku ai punon.Kikia tha se gazetaria hulumtuese është e vështirë, agresive, e rrezikshme, por e bukur.Ai solli raste konkrete të gazetarisë hulumtuese në Shqipëri që kanë dëshmuar shkeljet dhe devijimet dhe që kanë ndikuar që pushteti të reagojë.
Sipas tij, media në Shqipëri ka arritur një shkallë  pavarësie dhe të jetë agresive në raport me pushtetin.

Kryeredaktori i Teleyizionit “Top Channel” theksoi se në punën e saj hulumtuese “media nuk mund të ketë kurrë kufij nacionaliteti, askufij shtetërorë”. Në tryezë morën pjesë gazetarë, opinionistë dhe drejtues të medieve në gjuhën shqipe në Mal të Zi, të cilët po ashtu diskutuan për pozitën dhe problemet me të  cilat ballafaqohet mediet në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Të pranishëm në këtë tryezë ishin edhe kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi, Tahir Tahiri dhe drejtori i Fondit për Pakica të Malit të Zi, Safet Kurtagiq të cilët i përshëndetën pjesëmarrësit. Tryeza u organizua me mbështetjen e Fondit për Pakica të Malit të Zi.

I.Kallaba
Koha Javore
YouTube Preview Image
2