Anjeza Branka demonstron lumturinë me partnerin e ri

November 2, 2010   | Lajmet / Vijesti

Pas ndarjes nga partneri me të cilin ka edhe një fëmijë, këngëtarja Anjeza Branka bëri publike lidhjen e saj të re me një djalë shqiptar, që jetonte në Gjermani dhe që tek të gjithë e kishte prezanuar më parë si menaxheri i saj.

Tani ata bashkëjetojnë.

Anjeza e ka përfshirë edhe në klipin e saj të fundit, ndërkohë që në jetën e natës duken më të lumtur se kurrë së bashku, si në këtë foto që paparaci ynë iu ka bërë një javë më parë në një pub të Tiranës.

Çifti tanimë i njohur ishte në shoqërinë e disa miqve të tyre.

Por kjo nuk i pengonte që të rrinin të përqafuar me njëri-tjetrin.

YouTube Preview Image