Albis Party organizon koncert humanitar ne New York për ndihmë Shaqir Elezoviqit

November 3, 2010   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Do të mbahet një koncert për ndihmë të bashkëatdhetarit të jonë nga Ulqini Shaqir Elezoviqit (41) babai i 4 femijëve . Albis party së bashku me shokët e vetë do te organizojn nji koncert humanitar per nji bashkvendas qe humbi  te dyja kembet dhe ka kater femi ,dhe çdo kengetar qe deshiron te marr pjes ne kët koncert asht i mir se ardhun dhe mund te lajmrohet ne numrin e Tel 646 529 3220,afati per tu lajmruar asht deri me 6 nentor.

Do të fillojmë javën e solidaritetit për grumbullimin e fondeve për të ndihmuar Shaqir Elezoviqin dhe familjen e tijë të cilët përjetuan shokë emocianal dhe shpirtnor  gjatë humbjes të dyja këmbëve. Presim që në koncert do të marrin pjesë edhe këngëtarë të njohur shqiptarë nga Ulqini por edhe ma gjërë, nga kosova dhe shqipërija.
Udhëheqësia në krye me Naser Nikën dhe shokët , shpresojn se qytetarët e Ulqinit dhe Anës Malit dhe të tjerët do të vijnë në koncert që ta shprehin solidaritetin e tyre, si çdoherë deri tani, për bashkëatdhetarin e jon Shaqir Elezoviqin ,41 vjeçari që ka  pësuar opercion në Podgoricë ku i humbi te dyja këmbet.
Ne shpresojmë se qytetarët e Ulqinit dhe të tjerët do të jenë në nivel të aktiviteteve, në nivelin e mëparshëm të ndihmave që kanë ofruar edhe për raste të tjera dhe do të vijnë në këtë koncert që t’i ndihmojmë Shaqir Elezoviqin babai i 4 femijëve.

Koncerti është duke u organizuar me qëllim të ndihmës për kurimin dhe ndihmës së familjes të Shaqir Elezoviqit .

Naser Nika, organizatori i këtij koncerti, ka bërë të ditur se të gjitha të hollat që do të mblidhen nga të gjithë ata njerëz të muzikës dhe artit, do t’i dedikohen shërimit dhe ndimës së familjes të 41 vjeçarit Shaqir Elezoviqit nga Pelinku.
Shpresoj që ide të tilla të ketë sa më shpesh, sepse edhe ka aktivitete më shumë, por edhe mund të ndihmojmë më shumë.

Kush dëshiron të ndihmoj në mynyr direkte në Ulqin,shtëpia e Shaqir Elezoviqit asht gjithëmon e çelur dhe gjindet vis-vis “Marketit SOLARIS” duke shkuar në Plazhin e Madhë.

Jemi gjithashtu të mendimit të ju furnizom edhe konton e Shaqir Elezoviqit  duke pasur para syshë edhe koperimin e familjes së tij që të na lajmrohen sa më par që të na furnizojn Gjiro Logarin Bankare në Ulqin.

Naser Nika – Facebook

Lajme nga Ulqini
YouTube Preview Image


3