Dinosha: Tezat për Shqipërinë natyrale- projekt i ideve të parealizuar të individëve

November 4, 2010   | Shoqëria / Društvo

Kryetari i UDSH Ferhat Dinosha ka vlerësuar se tezat për Shqipërinë natyrale janë projekt i ideve të parealizuara të disa individëve dhe njëkohësisht i ka vlerësuar si joserioze paralajmërimet e organizatës së posaformuar, “Lista për Shqipërinë natyrale”, se do të marrin pjesë në zgjedhjet në të gjitha vendet ballkanike në të cilat jetojnë shqiptarët.

Dinosha, i cili është ministër për mbrojtjen e pakicave në qeverinë e Malit të Zi, ka theksuar se lista e formuar, e cila angazhohet për formimin e një shteti për të gjithë shqiptarët, nuk gëzon përkrahjen e popullatës shqiptare në Mal të Zi.

Ai poashtu ka pohuar se nuk pret rritjen e rrymave radikale mes shqiptarëve në Mal të Zi.

TVCG

15