Genta Ismajli: Shpresoj të jem në Eurovizion

November 5, 2010   | Lajmet / Vijesti


Genta thotë se ajo është shumë pranë realizimit të ëndrrës së saj, dhe ajo është pjesëmarrja në festivalin “Eurovizion”.Në një prononcim për Telegrafi.com këngëtarja seksi kosovare ka thënë se ndihet shumë me fat që ka arritur deri në dhjetëshen e fundit konkurruese për të përfaqësuar Zvicrën në festivalin evropian.

Rregullat e reja të këtij festivali, në përpjekje për të fituar një audiencë sa më të madhe, tregojnë se nuk është më e nevojshme që të jesh shtetas apo banor i një shteti, për të marrë pjesë në konkursin seleksionues të këtij shteti për përfaqësuesin e tyre në Eurovizion.

“Një kompani muzikore Zvicerane ka kontaktuar me mua. Atyre ju kam pëlqyer shumë si këngëtare dhe në bashkëpunim me Cuneyt Çakim dhe Levenberger ne kemi bërë një këngë e cila titullohet ‘This Is My Night’. Unë kam hyrë në dhjetëshen finale dhe shpresoj se do të jem pjesë e festivalit Eurovison’, që është një ëndërr e imja”, ka pohuar Genta.

Genta është shprehur me keqardhje rreth asaj se Kosova nuk e ka pasur fatin të jetë pjesë e “Eurovizonit”, por shpreson se vitin e ardhshëm si ajo, po ashtu edhe kolegët e saj kosovar, do ta kenë këtë fat.

“Me keqardhje e them se nuk kemi mundur ta përfaqësojmë Kosovën në ‘Eurovision’, por shpresoj që vitin tjetër të jetë ndryshe. Unë shpresoj dhe lutem që të arrij ta përfaqësoj Zvicrën në ‘Eurovision’, dhe me këtë t’i hapen rrugët edhe Kosovës”, ka përfunduar Genta.

YouTube Preview Image