Sabina Osmanoviqit ua dorezua titulli i „Doktoreshes se Shkencave“ në Graz

November 6, 2010   | Kulturë / Kultura, Shoqëria / Društvo

Sabina Osmanoviq eshte vetem 26 vjeçare dhe eshte doktoresha e pare femer nga Ulqini dhe trevat tjera shqipetare ne Mal te Zi.
Ajo njeherit eshte doktoresha me e re momentalisht ne Mal te Zi e mbase edhe me gjere. Dr. Osmanoviq eshte nga Katërkolla  (Vlladimiri), rrethina e Ulqinit. Ka mbaruar Universitetin „Luigj Gurakuqi“ Dega Gjermanistike ne vitin 2006 me noten mesatare 9.72.
Duke qene studentja me e mire e gjenerates, ka perfituar nje burse nga Ministria e Arsimit te Austrise per te vazhduar studimet pas universitare. Ne vitin 2008 ajo perfundon studimet e magjistartures ne universitetin Karl Franzens ne Graz te Austrise.
Ne nje kohe rekord mbrenda dy viteve (Korrik 2010) ajo perfundon doktoraturen ne filologjine gjermane. Momentalisht ajo eshte profesoreshe e rregullte (Lektore e Pare) ne Universitetin „Luigj Gurakuqi“ ne Shkoder. Fotot e meposhteme jane nga ceremonia akademike ne Universitetin 425 – vjeçare Karl- Franzens Graz ku ne menyre solemne i eshte dorezuar titulli i „Doktoreshes se Shkencave“.

Sabina Osmanovic Facebook
Lajme nga Ulqini


YouTube Preview Image

2