Klubi i Karatesë “Ulqini” u kurorëzua me 71 medalje dhe 1 kupë

November 9, 2010   | Sporti / Sport

Ulqini  i dyti në renditjen e përgjithshme

Të shtunën, më 06 nëntor 2010 në Tivar u mbajt Turneu i II ndërkombëtar i karatesë “Trofeu i Tivarit 2010”, në të cilin klubi i karatesë “Ulqini” u radhit në vendin e dytë në renditjen e përgjithshme. Ky ishte një sukses i madh, pasi që në këtë garë morën pjesë 28 klube të karatesë me 733 garues nga Shqipëria, Bosna, Serbia, Kroacia dhe nga Mali i Zi.

Klubi i karatesë “Ulqini” u paraqit me 55 garues të të gjitha gjeneratave, prej atyre më të reja e deri në seniorë, të cilët arritën të fitojnë plot 71 medalje në disiplinat ekipore dhe individuale: 18 medalje të arta, 28 të argjendta, 25 të bronzta dhe 1 kupë për vendin e dytë në plasmanin gjeneral. Vendi i parë i takoi KK “Buduqnost” të Podgoricës, ndërsa vendi i tretë KK “Gorshtak” të Kollashinit.

Nga radhët e Klubit të karatesë “Ulqini” me prezentimin e tyre të shkëlqyeshëm në këtë Turne u veçuan garueset Antigona Rama, Xhemale Elezoviq, Radica Dashiq dhe Angjella Marnikoviq, të cilat u kurorëzuan me nga 2 medalje të arta, ndërsa garuesi ma atraktiv i klubit ishte Ronald Jacoviq, i cili të gjitha luftërat i fitoi para kohe bindshëm me rezultatin 9:0. Të shkëlqyeshëm ishin edhe garuesit e tjerë, të cilët u kurorëzuan me nga një medalje të artë, e të cilët janë: Rexhep Shaba, Ena Kovaçeviq, Hantie Ibroçi, Lumdita Paleviq, Ronald Jacoviq, Gabriell Bytyçi, Gentiana Kuqi, Katarina Marnikoviq, Viktor Curoviq dhe Dardan Ceka.

Përveç këtyre medaljeve këta garues u kurorëzuan edhe me medalje të tjera.


Me nga disa medalje të tjera u shpërblyen edhe këta garues: Fiona Kraja, Emro Bajrami, Stefan Radoviq, Gabriell Kerquku, Kristian Junkoviq, Blerdi Kapllani, Martin Simoni, Endrit Kurtoviq, David Simoni, Nermin Suma, Gabriella Junkoviq, Egzon Kraja, Arben Elezoviq, Adnan Kuqi, Ensar Marshiq, Bledar Seferi, Ardit Boleviq, Marko Daboviq, Ibrahim Zogaj, Edon Ceka, Admir Luka, Jeton Luka, Nderim Cuca, Teufik Shurdha, Lavdim Tula, Behlul Peroviq, Ilir Muja, Allmir Hajdari, Labinot Berisha, Albion Duraku, Petar Barlloviq, Liridon Elezi dhe Lulzim Suma.

-Ishte ky një rezultat pak a shumë i pritur nga garuesit tanë, të cilët e dëshmuan që janë shumë mirë të përgatitur. Jemi të sigurtë që këto rezultate do t’i përsërisim edhe në të ardhmen, – shprehen të kënaqur udhëheqësit e këtij klubi dhe trajnerët, të cilët urojnë edhe dy klubet e tjerë nga Ulqini për rezultatet e arritura në këtë garë.

Shërbimi informativ i Klubit të karatesë “Ulqini”