Libri i Enver Mollabeqiri – Eno, Një ditë pranvere, Aurora, Ulqin 2010

November 11, 2010   | Kulturë / Kultura

Libra të rinj
Një kronikë e jetës pranë detit

Libri është i ndarë në 18 kapituj dhe është i shkruar me një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme për të gjithë. Ai përbëhet nga 103 faqe dhe është botuar nga Asociacioni “Aurora”.

Enver Mollabeqiri – Eno u lind në Ulqin në vitin 1961. Shkollën fillore dhe të mesme i ka kryer në Ulqin, ndërsa Fakultetin Ekonomik në Prishtinë. Ka filluar të shkruaj poezi dhe punime letrare qysh në fëmijëri, të cilat i ka botuar në revistën e gjimnazit të Ulqinit “Fillimet” dhe në gazetat “Pionieri” dhe “Bat argëtues”.
Shkrimtari nga Ulqini Enver Mollabeqiri – Eno paraqitet para lexuesit me librin e tij më të ri, romanin “Një ditë pranvere”. Romani paraqet një kronikë të jetës pranë detit. Në recensionin kushtuar këtij libri, Ilir Çapuni thotë mes tjerash se ky libër “bën
të kuptosh jetën pranë detit në të gjitha fazat, gërsheton doket, përfytyron mentalitetin dhe temparamentin e ulqinakëve, jetën e përditshme…” Libri është i ndarë në 18 kapituj dhe është i shkruar me një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme për të gjithë. Ai përbëhet nga 103 faqe dhe është botuar nga Asociacioni “Aurora”. Enver Mollabeqiri – Eno u lind në Ulqin në vitin 1961. Shkollën fillore dhe të mesme i ka kryer në Ulqin, ndërsa Fakultetin Ekonomik në Prishtinë. Ka filluar të shkruaj poezi dhe punime letrare qysh në fëmijëri, të cilat i ka botuar në revistën e gjimnazit të Ulqinit “Fillimet” dhe në gazetat “Pionieri” dhe “Bat argëtues”. Deri tani ka botuar romanet “Fluturimi i shqiponjës”, “Perëndimi i diellit”, “Hijet e vdekjes” dhe përmbledhjen me poezi “Kënga e valëve”. Romani “Një ditë pranvere” është libri i tij i pestë.

i.k.
Koha Javore