Ministri i mbrojtjes i malit të zi, Boro Vuçiniq, priti ministrin forcës së sigurisë së Kosovës,Fehmi Mujota

November 11, 2010   | Rajoni / Region

Nënshkruhet marrëveshja e mirëkuptimit
Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka nënshkruar deri tani memorandume bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes me Britaninë e Madhe, Holandën, Turqinë, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Lituaninë. Dy ministrat biseduan po ashtu për vendosjen dhe forcimin e bashkëpunimit dhe besimit ndërmjet vendeve të rajonit si dhe mbi perspektivën euro-atlantike të vendeve të Ballkanit.

Podgoricë – Ministri i Mbrojtjes si Malit të Zi, Boro Vuçiniq, dhe ministri në detyrë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota, kanë nënshkruar dje Marrëveshjen e mirëkuptimit në fushën e mbrojtjes. Kjo marrëveshje përcakton kuadrin juridik për vendosjen dhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy ministrive dhe nënshkrimi i saj është në vazhdën e bashkëpunimit të mirë ndërmjet shteteve fqinje në fushën e sigurisë, marrëveshje këto, që sipas dy ministrave, i kontribuojnë fqinjësisë së mirë, si dhe rritjes së sigurisë në rajon dhe më gjerë.

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka nënshkruar deri tani memorandume bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes me Britaninë e Madhe, Holandën, Turqinë, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Lituaninë.
Dy ministrat biseduan po ashtu për vendosjen dhe forcimin e bashkëpunimit dhe besimit ndërmjet vendeve të rajonit si dhe mbi perspektivën euro-atlantike të vendeve të Ballkanit.
Gjatë vizitës së tij të parë në Mal të Zi, ministri Mujota, i shoqëruar nga Komandanti i FSK-së, gjeneral-lejtënant Sylejman Selimi me bashkëpunëtorë, vizituan edhe Bazën Ushtarake Ajrore të Malit të Zi.

(Kohapress)