Ulqini në veprat e akademikut Resuli

November 11, 2010   | Opinione

Ulqinaku me tradita të shkëlqyera familjare, historike, kulturore dhe politiko-shoqërore, akademiku prof. dr. Kapllan Resulbegoviq-Buroviq, i mirënjohur nga shqiptarët me pseudonimet KALLUSHI dhe RESULI, me gjithë pengesat dhe sabotimet më monstruoze, që i janë bërë dhe vozhdojnë t’ia bëjnë sot e kësaj dite, deri tash ka botuar mbi 100 libra, publicistikë, beletristikë dhe literaturë shkencore, duke trajtuar probleme më të ndrysme dhe të popujve më të ndryshëm, ballkanikë dhe evropianë. Ai edhe ka shkruar në gjuhë më të ndryshme, duke filluar nga serbo-kroatishtja e shqipja, deri tek gjuha frenge, ruse dhe latine.

Megjithqë për çdo vend e çdo popull ka shkruar me përkushtim sikur të ishte me rrënjë e koc nga ai vend e ai popull, Akademiku Resuli përkushtimin e tij më të madhe dhe më të shkëlqyer e ka manifestuar ndaj vendlindjes së tij Ulqinit dhe ulqinakëve, pa dallim race, feje dhe kombësie, bile edhe pa dallim klase dhe ideje, ideologjie. Ai u ka dalë në mbrojtje dhe, megjithqë tash edhe në moshë të thyer e me një kolekcion sëmundjesh nga vuajtjet shumë dekadëshe nëper burgje e kampe internimi (vazhdon të jetojë në emigracion, ku ndaj tij nuk pushuan persekutimet!), vazhdon t’u dalë ulqinakëve të tijë në mbrotje me guximin dhe vetmohimin e tij djaloshar e tradicional dhe me parimin ni po babu ni po stričevima (duke mos mbajtur anën e askujt, sidomos jo të tyre që nuk kanë të drejtë!). Akademiku Resuli është ai që si askush tjetër mbrojti shkollën shqipe në Ulqin, të drejtat legjitime të diasporës shqiptare, në Ulqin dhe anë e kënd eks-Jugosllavisë, duke stigmatizuar regjimin titist si askush tjetër, si një regjim social-fashist e më kriminal. Po ky Akademik, duke mbrojtur minoritetet në Shqipëri dhe vetë popullin e martirizuar shqiptar, të drejtat e tyre legjitime, prap si askush tjeter, do të stigmatizojë me një heroizëm të pashoq, pa precedan, edhe regjimin enverist të atjeshëm, poashtu si një regjim social-fashist e më kriminal.

Vetë shqiptarët, bile edhe nga pozitat e tyre armiqësore ndaj tij, e kanë shpallur për hero e martir, për Mandela të Shqipërisë dhe ndërgjegje të kombit shqiptar, bile edhe për mbrojtës të popujve. Duke manifestuar një internacionalizëm par excellence dhe duke u mbështetur mbi dokumente e fakte shkencore, ai u ka vënë gishtin në plagë dhe pikat mbi i shumë problemeve aktuale, nevralgjike. Dhe i ka trajtuar nga pozitat më të avancuara bashkohore, me një ndërgjegje më të lartë njerëzore, me prudencë akademike dhe akribi tejet shkencore.

Një numër i konsiderueshëm i librave të tijë, fillim e mbarim, bëjnë fjalë për Ulqinin. Të tjerat kanë kapituj, artikuj e studime për Ulqinin e ulqinakët. Thuajse nuk ka libër ku ai nuk e ka futur edhe Ulqinin. Bile edhe në kryeveprën e tij beletristike, romanin e famshëm TRADHËTIA, që vetë shqiptarët e shpallën për vepër kapitale e për kryevepër të letërsisë shqiptare në prozë. Për më tepër e shpallën edhe për UNGJILL të patriotizmit shqiptar.

Veç veprave të tija tashmë të mirënjohura edhe në shkallë botërore, disa nga veprat e tija për Ulqinin janë afirmuar si vepra kapitale jo vetëm në listën e veprave të tija, por edhe në listën e veprave të botuara deri tash për Ulqinin. Ato tashmë kanë hyrë edhe në fondin e artë të letërsisë e të botimeve jugosllave e malazeze, si dhe në fondin e artë të letërsisë e të botimeve shqiptare. Akademiku Resuli, pasi doli prej burgut shqiptar, u shpall ANËTAR NDERI i Akademisë së Shkencave e të Arteve të Intelektualëve Shqiptarë, kurse në vitin 1992 u fut edhe në Programin e Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë për shkollat e të gjitha kategorive dhe universitetet. Ai tashti figuron edhe në WIKIPEDIA-n botërore (I vetmi ulqinak në atë enciklopedi!), kurse tezat e tija shkencore lidhur me origjinën e shqiptarëve po futen edhe në enciklopedirat e popujve dhe po pranohen edhe nga vetë historianët e akademikët shqiptarë.

Ja lista e veprave të tija për Ulqinin dhe ulqinakët:

01. BOJANA (BUNA),- poemë disidente, e shkruar dhe e botuar sërbo-kroatisht nga Shtëpia e Kulturës në Dubrovnik (Kroaci), 1952; ribotuar në Beograd (gazeta Iskra N° 4/1953) dhe në Zagreb (revista Polet N° 4/1953). Në konkursin e poezisë në Beograd me 1954 i është dhënë çmimi i parë. Është përkthyer e botuar në shumë gjuhë të huaja nga autori dhe të tjerët: shqip, frengjisht, spanjollisht, sllovenisht, makedonisht e tj. Deri më sot i janë bërë mbi 30 botime në librat e ndryshëm të autorit, si dhe në organe të ndryshme shtypi e përmes internetit, radios, televizionit. Shqip është përkthyer nga vetë autori qysh në vitin 1960 dhe ka qarkulluar ilegalisht anë e kënd Shqipërisë, bile edhe qelijave të burgjeve. Nga pozitat e disidentit autori stigmatizon me këtë poemë si askush deri atëherë realitetin social-fashist të Jugosllavisë dhe të Shqipërisë. Për të është arrestuar e dënuar në Jugosllavi dhe në Shqipëri. Në maj të vitit 1991, e botuar në gazetën DEMOKRACIA e Cirihut (Zvicër), arriti në Tiranë dhe u shpërnda në gjith vendin. Atëherë autorit, që sapo kishte dalë nga burgu, i bënë atentatin e parë. Në vitin 1992, Radio-Shkodra transmetoi radio-dramatizimin e kësaj poeme me titull Ka 40 vite që pena e tij akuzon!…Akuzon!!…Akuzon!!! Me këtë poemë Kapllan Resuli është afirmuar si disident Nr. 1 i Jugosllavisë dhe i Shqipërisë, bile edhe i Evropës dhe i botës. Në vitin 2005 Universiteti i New York e shpall për famous Albanian dissident and historien, bile edhe për Mandela i Shqipërisë.

02. ULCINJSKE DAIRE (DAJRET ULQINAKE),- përmbledhje këngësh lirike popullore. I është dorëzuar për botim Këshillit Popullor në Ulqin (Seksionit të Arsimit e të Kultures) në verë të vitit 1953. Është persekutuar nga UDB-ja  (Drejtoria e Sigurimit të Shtetit Jugosllav). Shumë këngë të këtij vëllimi janë botuar nga autori në faqet e gazetave dhe të revistave, si Susreti, Jeta e Re, Flaka e Vllaznimit.

03. NAXHIJA,- roman, qysh prej vitit 1953 persekutohet në Ndërmarrjen Botuese Prosveta – Beograd. Dy fragmenta të këtij romani janë botuar: njëri në gjuhën sërbo-kroate në revistën Susreti, Viti I, Nr. 4, Cetinje 1953, i dyti, në përkthimin shqip nga Murteza Peza, në gazetën Flaka e Vllaznimit, Skopje, shtator 1954.

04. E FEJUARA E DETARIT,- novelë, Prishtinë 1956 (revista Jeta e Re N° 6); botimi i dytë, prap shqip – në Gjenevë 1997; botimi sërbo-kroatisht dhe makedonisht në Gjenevë me 2004; përkthimi frengjisht po i persekutohet; përkthimi italisht – Gjenevë 2010. Trajton jetën e familjes së marinarit të Ulqinit në aspektin etik dhe psikologjik. Në saje të kësaj novele autori është pranuar anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Jugosllaisë dhe vepra e tij u fut në programin e Albanologjisë pranë Universitetit të Skopjes.

05. ZOV MORA (THIRRJA E DETIT),- përmbledhje vjershash, dorëzuar për botim SHB Rilindja me 1956, po intervenon UDB-a dhe kështu mbeti e pabotuar, pa asnjëfarë përgjigjeje nga SHB. Shumica e këtyre vjershave lidhet me Ulqinin.

06. TRAMUNDANA,- novelë, Prishtinë 1957 (Jeta e Re N° 2). Në vitin 1959 autori ia ka dorëzuar Shtëpisë Botuese Rilindja në Prishtinë, e cila e ka pranuar për botim, por autorin e burgos UDB-ja si disident. Botimi i dytë i është bërë në Gjenevë me 1994. Trajton jetën e marinarëve ulqinakë në det të hapur, punën e tyre të rëndë dhe problemat socialë.

07. VEJUSHA E DETARIT,- roman, Prishtinë 1956 (Jeta e Re N° 2); botimi i dytë në Tiranë 2003, SHB Milosao, e paguar nga autori. Trajton jetën e një familjeje marinari të Ulqinit në aspektin etik, moral e social, përmes një dashurie të flakët, që shumkujt i shkakton fatkeqësira.

08. FANOLA,- roman, Prishtinë 1958 (Jeta e Re N° 3-4); botimi i dytë në Gjenevë me 2001. Trajton historinë e qytetit të Ulqinit në fund të shekullit XVII dhe në fillim të shekullit XVIII. Në pjesëm më të madhe jetën e piratëve të njohur ulqinakë dhe okupimin turk, si dhe problema etikë dhe socialë.

09. NJERIU PA NGJYRË,- novelë, Prishtinë 1958 (Jeta e Re N° 6). Trajton jetëm e një familjeje ulqinake gjatë LDB deri në fillim të viteve ’50. Na paraqet okupacionin nazi-fashist italiano-gjerman deri në fillimet e tradhëtisë së Josip Broz Titos. Me 1964 i është dorëzuar për botim si vepër më vete SHB N.Frashëri në Tiranë, po në vend të botimit arrestuan autorin.

10. ULCINJSKI POMORCI (DETARËT ULQINAKË),- përmbledhje tregimesh në gjuhën sërbo-kroate, e aprovuar për botim nga SHB Rilindja në Prishtinë me 1959, por intervenon UDB-a, arreston autorin dhe kështu libri mbetet i pabotuar. Disa tregime të kësaj përmbledhjeje janë botuar qysh me kohë në shtypin periodik, sidomos në revistën Susreti – Cetinje.

11. MES DY KALTËRSIRAVE,- përmbledhje tregimesh, e aprovuar për botim nga SHB Rilindja me 1959, por intervenon UDB-a dhe libri mbeti i pabotuar. Disa tregime të këtij libri janë botuar qysh me kohë në shtypin periodik, sidomos në revistën Jeta e Re – Prishtinë.

12. BUNA,- përmbledhje vjershash. Ka qarkulluar si dorëshkrim në të gjitha anët e Shqipërisë qysh prej vitit 1961, kur i dorëzohet për botim SHB N.Frashëri në Tiranë, po iu persekutua nga pushteti shqiptar.

13. USHTIMA E KORABIT,- vëllim me tregime disidente, Tiranë 1968, SHB N.Frashëri. Disa nga tregimet e kësaj përmbledhjeje janë çmuar nga kritika si më të bukurat e letërsisë shqiptare. Në vitin 1992 përmbledhja është futur në programin e Ministrisë së Arsimit për shkollat e të gjitha kategorive dhe universitetet. Trajton jetën e popujve të Jugosllavisë nën terrorin social-fashist të Titos, krimet e UDB-së, mungesën e lirisë dhe të të drejtave elementare njerëzore. Në tregimin Pasaporta bëhet fjalë për Ulqinin dhe shqiptarët e këtij qyteti.

14. ZANA E ULQINIT,- vëllim me kangë popullore nga zona e Ulqinit. Hartuar në Lushnje me 1968 dhe dorëzuar për botim Institutit të Folklorit në Tiranë. Persekutuar nga Sigurimi.

15. GJARPËRI,- novelë disidente, Tiranë 1969, SHB N.Frashëri. Botimi i dytë po në Tiranë, me 2001, SHB OMSCA. Në vitin1992 novela është futur në programin e Ministrisë së Arsimit për shkollat e të gjitha kategorive. Ajo trajton jetën e fëmijve në Jugosllavi nën terrorin social-fashist të J.B.Titos. Në të bëhet fjalë edhe për Ulqinin.

16. E FOLMJA E ULQINIT,- studim me të cilin Akademiku Resuli ka mbrojtur diplomën e dytë në Universtitetin e Tiranës me 1969. Zbulimet shkencore të autorit i ka futur menjëherë në leksionet e tija profesori i Universtitetit të Tiranës Anastas Dode. Në saje të këtij studimi Akademikut Resuli i janë akorduar titujt profesor dhe doktor nga Akademija e Shkencave dhe e Arteve dhe është emruar sekretar i Seksionit të Gjuhës dhe të Letërsisë shqiptare të Asaj Akademie.

17. ZEMËR PRINDI,- vëllim me vjersha, burgu i Burrelit (Shqipëri) 1975. Ka qarkulluar nëpër qelijat e burgut në dorëshkrim. Tani ruhet në bibliotekën e Akademikut. Me dorëshkrimet e tjera i është blatuar Bibliotekës së Universitetit në Gjenevë, ku tashmë janë dorëzuar e ruhen disa nga dorëshkrimet e tija. Soneti disident i këtij vëllimi DO TE VIJ! i ka shpërthyer muret e Burgut të Burrelit dhe ka arritur në faqet e revistës NËNTORI, organi kryesor i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, që i jep edhe çminin vjetor, patjetër – me emrin e një shkrimtari enverist. Në këtë vëllim ka edhe disa vjersha për Ulqinin dhe ulqinakët.

18. ŠUBARA (KËSULA BOLSHEVIKE),- poemë disidente, burgu i Burrelit 1975. Ka qarkulluar në dorëshkrim nëpër qelijat e burgut. Pas lirimit të autorit prej burgut janë botuar disa fragmenta. Dorëshkrimi ruhet në bibliotekën e Akademikut. I kushtohet ngjarjeve të vërteta nga Ulqini.

19. RREZET E PARA,- vëllim  me poezi, Tiranë 1991. Ka qarkulluar nga qyteti në qytet nëpër Shqipëri, i daktilografuar me maqinë shkrimi në 10 kopje, pasi nuk e kanë lejuar që ta botonte as privatisht. Një kopje ka arritur edhe në duar të dr. Ardian Marashit, tani profesor në Sorbonë, që disa vjersha të këtij vëllimi i ka përkthyer frengjisht dhe botuar në revinë Lettre Internationale Nr. 35, Paris, dimën 1992-1993. Ruhet në bibliotekën e Akademikut. Shumë vjersha të këtij vëllimi i përkushtohen Ulqinit.

20. RREZET E SHPRESËS,- vëllimi i parë me poezi disidente në gjuhën shqipe, Gjenevë 1992. Poezirat trajtojnë kryesisht tradhtinë dhe terrorin social-fashist të klikës së Enver Hoxhës. Nga kritika letrare është pritur më pozitivisht dhe shumë poezi janë ribotuar nëpër organe të tjera shtypi, ndërsa sonetit disident “Do të vij!” i është akorduar edhe një çmim i veçantë. Aty ribotohet poema BOJANA.

21. MORSKI VALOVI (VALËT E DETIT),- vëllim me poezi disidente në gjuhën sërbo-kroate, Gjenevë 1994. Me te autori stigmatizon kryesisht terrorin e Josip Broz Titos në Jugosllavi. Ka shumë poezi që i blatohen Ulqinit.

22. RESULBEGOVIĆI (RESULBEGOVIQËT),- historia familjare në gjuhën sërbo-kroate, Gjenevë 1994, me të cilën Akademiku ngrihet kundër luftës vëllavrasëse në Jugosllavi dhe jep kontributin e tij të çmuar për rivendosjen e paqes.

23. FJALORI I TË FOLMES SË ULQINIT,- Gjenevë 1994.

24. ULCINJ (ULQINI),- almanak, e vetmja revi disidente në gjuhës sërbo-kroate. Themeluar nga Akademiku Resuli në vitin 1994. Dalja e saj pas numrit të parë u ndalua për shkak të luftës më të egër që i bënë titistët dhe enveristët.

25. NGADHËNJIMI I SHPRESËS,- vëllim me poezi e poema, Gjenevë 1998. Ka shumë poezi për Ulqinin dhe ulqinakët.

26. OD ILIROMANIJE DO TERORIZMA (NGA ILIROMANIA TEK TERRORIZMI),- studime në gjuhën sërbo-kroate, Gjenevë 2002. Në këtë përmbledhje gjenden recensionet për veprat e 19 autorëve shqiptarë, që të gjithë iliromanë dhe indoktrinues të masave shqiptare me iliromani, shovinizëm e racizëm. Në mënyrë të veçantë demaskohet I.Kadareja dhe vepra e tij raciste RA KY MORT E U PAME. Trajtohen edhe vepra të autorëve ulqinakë.

27. RESULBEGOVIQËT DHE SHQIPTARËT,- publicistikë, Gjenevë 2003, me të cilën autori u prezanton shqiptarëve një serë personalitetesh të familjes ulqinake Resulbegoviq, të cilët kanë kontribuar në historinë e popullit shqiptar, duke luajtur edhe role të dorës së parë.

28. KRIK RASPETOG (KLITHJA E TË KRYQËZUARIT),- dokumenta në gjuhës sërbo-kroate, Gjenevë 2003, me të cilët demaskohen organet qeveritare aktuale të Jugosllavisë (Sërbisë e të Cërna Gorës, bile edhe të Ulqinit).

29. LLAGAPËT E ULQINAKËVE,- studime etimologjike, Gjenevë 2003.

30. BUKUROSHJA E PLAZHIT – novelë, Gjenevë 2005. Ngjarja, që është e vërtetë, ka ndodhur në plazhin e Ulqinit.

31. DËSHMOJ,- vëllim me studime e artikuj, Gjenevë 2007. Këtu është botuar edhe studimi Kush ka bërë dhe bën kulturocid në Cërna Gorë, ku bëhet fjalë për Ulqinin.

32. MARTIRIZIRANO KOSOVO (KOSOVA E MARTIRIZUAR),- vëllim me studime e artikuj, Gjenevë 2007. Ka disa artikuj e studime për Ulqinin dhe ulqinakët.

33. BUROVIĆI (BUROVIQËT),- histori familjare në gjuhën sërbo-kroate, Gjenevë 2008. Këtu ribotohet e ripunuar historia familjare e Resulbegoviqëve të Ulqinit.

34. NA ISTOKU NIŠTA NOVO! (NË LINDJE ASGJË E RE!),- Tiranë, 01.VII.2009. Mafia Shqiptare e ka djegur gjith tirazhin në shtypshkronjën „Marin Barleti“, në sy të autorit. Nga zjarri kanë shpëtuar disa kopje. Ka shumë artikuj e studime për Ulqinin e ulqinakët.

35. ISTORIJA ULCINJA (HISTORIA E ULQINIT),- botuar në Tiranë, 01.VII.2009. Mafia Shqiptare e ka djegur gjith tirazhin në shtypshkronjën „Marin Barleti“, në sy të autorit. Nga zjarri kanë shpëtuar disa kopje. Botimi i dytë – Gjenevë, nëntor 2009. Kjo është një vepër kapitale e Akademikut dhe poashtu kapitale për historiografinë e Malit të Zi.

36. NGADHËNJIMI MBI VDEKJEN,- Tiranë, 01.VII.2009. Mafia Shqiptare e ka djegur gjith tirazhin në shtypshkronjën „Marin Barleti“, në sy të autorit. Nga zjarri kanë shpëtuar disa kopje. Ka shumë artikuj e studime për Ulqinin e ulqinakët.

37. ENCIKLOPEDIJA ULCINJA (ENCIKLOPEDIA E ULQINIT),- Ulqin 2010. Kjo është një vepër kapitale e Akademikut dhe poashtu kapitale për enciklopedinë e Malit të Zi. Do u shërbejë shumë edhe atyre që do të hartojnë enciklopedinë e Shqipërisë.

Anton MINXALLI

1