Dhuna në familje shënon rritje në të gjitha institucionet relevante – Video

November 12, 2010   | Reportazh / Reportaža

Ulqin,11.10.2010

Në Komunën e Ulqinit është e pranishme dhuna në familje dhe kjo dukuri shqetësuesee cila nga drejtësia konsiderohet  vepër penale,  vazhdon të jetë mister dhe  temë tabu, u tha në konferencën e sotme për shtyp, organizuar nga SOS Telefoni për femra dhe fëmijë viktimë të dhunës  në Ulqin. Zbutja e këtij fenomeni negativ të shoqërisë sonë mendohet të arrihet  nëpërmjet realizimit të projektit njëvjeçar “  Përkrahja e viktimave të dhunës dhe përmirësimi i gjendjes së tyre”, i cili financohet nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur “ Fakt”.

Koordinatorja  e projektit  në fjalë  Hatixhe Nelaj në takimin e sotëm me gazetarë  konfirmoi se   dhuna në familje është e pranishme edhe në komunën e Ulqinit dhe shtoi se kjo dukuri shqetësuese e shoqërisë sonë cila nga drejtësia  vlerësohet  vepër penale,  vazhdon të jetë mister dhe temë tabu , për shkak të ,  siç nënvizoi ajo,  frikës që kanë gratë   se do të akuzohen nga rrethi ose do të keqkuptohen apo injorohen nga më të afërmit e tyre.

Nelaj pohoi se   nga thirrjet  dhe kontaktet e dretpërdrejta që kanë patur sivjet me gratë viktima të dhunës  45 për qind e tyre kanë thënë se  ndaj tyre është ushtruar dhunë fizike, 15 për qind janë ankuar se janë abuzuar në vende të punës, 12 për qind   se i kanë keqtrajtuar seksualisht , kusre 10 për qind se kanë përjetuar dhunë ekonomike. Sipas  zonjës Nelaj   shumë pak femra  viktimë e dhunës në familje i denoncojnë rastet në polici. Ajo , u shpreh e bindur,   se me punën e përbashkët të tyre dhe angazhimin e insitucioneve përkatëse shtetërore do  të arrijnë të zvogëlojnë dhunën në familje në zonat malore dhe  të qytetit.

Për t’ ia arritur këtij synimi   ekipin projketues të projektit  të përmendur  prej 7 anëtarësh  do ta ndihmojnë  Gjykata Themelore e Ulqinit, Zyra e Sigurisë, Komuna, Shtëpia e Shëndetit dhe Qendra për Punë Sociale me të cilat kanë nënshkruar një  memorandum bashkëpunimi, theksoi Nelaj dhe shtoi se realizimin  e projektit e mundëson  Fondacioni për Shoqëri të Hapur “ Fakt.

Hatixhe Nelaj gazetare në TV Teuta
YouTube Preview Image

1