Parlamenti i Ulqinit verifikoi vetëm mandatët

November 15, 2010   | Shtypi / Mediji

Ulqin,15 nëntor- Parlamenti vendor i Ulqinit ,ditën e hënë,me shumicë votash  verifikoi mandatet  e këshilltarëve të partive që zgjedhjet e përseritura të 17 tetorit kanë siguruar pjesëmarrje në edicionin e ri të Kuvendit të Ulqinit, i cili ka 33 vende.

Këtë seancë konstituive të parlamentit e kryesoi këshilltari më i moshuar,Fuad Nimani. Në ftesën për këtë seancë,ishte paralajmëruar edhe zgjedhja e kryeparlamentarit,por kjo nuk ndodhi, as që u dha ndonjë sqarim, përveç se seanca vazhon, duke mos theksuar ndonjë termin të caktuar.

Në zgjedhjet e përseritura vendore më 17 tetor në Ulqin,Forca e Re Demokratike siguroi 11, Koalicioni “Së bashku në të ardhmen- Unioni Demokratik i Shqiptarëve- Partia e Prosperitetit Demokratik”, 10,Partia Demokratike e Socialistëve 7, nga dy këshilltarë fituan socialdemokratët dhe koalicioni i partive serbe, kurse Lëvizja qytetare “Perspektiva” e Amir Hollit 1 mandat.


Koha Net