UDSH-ja: Urime festa e Kurban Bajramit

November 15, 2010   | Lajmet / Vijesti

UNIONI DEMOKRATIK I SHQIPTARËVE

DEMOKRATSKA UNIJA ALBANACA

THE DEMOCRATIC UNION OF ALBANIANS

Tel./fax. 030/ 412 757, 412 599

NR.71/10

ULQIN, më 15 nëntor 2010

KUMTESË

URIME PËR FESTËN E KURBAN BAJRAMIT

Me rastin e Kurban Bajramit, kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, z.Ferhat Dinosha, në emër të partisë dhe në emrin e tij personal i përgëzon  të gjithë besimtarët mysliman, duke iu uruar shëndet të mirë, gëzime familjare dhe lumturi në jetë.

Zoti është Një dhe Atij nuk mund t’i afrohemi  pa qenë afër me njëri tjetrin.

Besimtarët e dinë se Zoti i do shumë ata të cilët e duan tokën, gjuhën dhe identitetin që Ai na ka dhënë.

Andaj, le të jetë kjo festë e bashkimit dhe tolerancës në mes  njerëzve, festë e pajtimit dhe qetësimit shpirtëror.

Uroj që paqja, begatia dhe prosperiteti le të ndriçojnë të gjithë besimtarët, kudo që janë.

Shërbimi informativ i UDSH-së