Talentja Shqiptare Maqedone – Ulqinake fiton “X Factor” Gjerman

November 20, 2010   | Lajmet / Vijesti

Edita Abdieski, 25 vjecarja me origjine shqiptare fitoi sezonin e Pare te versionit Gjerman “X Factor”, kete te marte qe kaloi ne Gjermani.

Pas 9 javesh ne konkurim, Edita arriti qe me vokalin e saj te bukur te fitoj zemrat e publikut, te mposhte konkurentet tjere ne cdo jave dhe keshtu ne naten finale te mbajtur me 9 nentor 2010, mbledh 74,10% ,vota me cka edhe triumfoi kunder kundershtarit te saj grupit Big Soul, te cilet kishin arritur te mblidhnin vetem 25,90% vota.

Ne kete nate te madhe te ketij Show Gjerman “X Factor”, finalistet u shfaqen me nga tri kenge, dy kenge te kenduar vetem dhe nje ne duet. Kenga e pare me te cilen filloi garen vajza shqiptare ishte “Run” nga kengetarja shume e njohur Leona Lewis, me pas dueti me Xavier Naidoo “Wo willst du hin” dhe ne fund me kengen “I’ve come to Life” e cila i solli fitoren Edites.

Me lojen e “X Factor” Edita fitoi nje kontrate regjistrimi me Sony. “X Factor” eshte nje spektakel televiziv, nje Reality Show nga i cili u zbuluan talente te shumte ne sferen e muzikes. I gjithe spektakli eshte zhvilluar ne kater faza: Auditions, Boot Camp, Judge House dhe Live Shows, ku ne kete te fundit mbeten gjithsej 9 konkurent te cilet per nente jave rresht, ne cdo jave njeri nga keto, ne baze te votave te marra nga publiku dhe vendimit te jurise duhet te largohet nga konkurimi.

Gjate kesaj nate nuk mbaruan edhe surprizat, pervec mysafirit Xavier Naidoo ishte edhe kengetarja Shakira e cila u paraqit me nje performance live per here te pare para publikut dhe televezioni gjerman. Ajo kendoi kengen me te re, hitin “Loca”, nga albumi i saj me i fundit ku e dhe u prit shume mire nga publiku.

Kush eshte Edita?

Quhet Edita Abdieski, eshte lindur me 14 nentor 1984 ne kryeqytetin Bern te Zvicres, ku u rrit se bashku me vellezerit dhe motrat. Prinderit e saj jane shqiptare nga Maqedonia dhe Mali i Zi. Ajo qe ne moshen 11 vjecare themeloi bendin e saj per te cilin edhe shkruante tekstet vet. Edita ka ndjekur shkollen ne Bern ku perfundoi Swiss Musical Academy, ndersa tani jeton dhe punon ne Koln te Gjermanise.

X Factor

Eshte version Gjerman i Factor X, nje shfaqje me origjine nga Mbreteria e Bashkuar, i cili eshte prodhuar nga Grundy Light Entertainment nje kompani e RTL Group. Ne kete show marrin pjese shume kandidate te cilet deshirojn te shprehin talentin tyre ne seferen e kendimit. Sezoni i pare i ketij Reality Show ka filluar ne 2010, ndersa shfaqja e pare me 20 gusht 2010. Ky Show ndahet ne kater faza edhe ate;

  • * Auditions
    * Boot Camp
    * Judge House dhe
    * Live Shows

Jurine e perbenin kompozitori dhe producenti Till Bronen i cili ishte mentor i kandidateve mbi moshen 25 vjecare, ku bente pjese edhe Edita, kengetarja gjermane e muzikes Pop/ R&B, Sarah Connor si mentor i konkurenteve nga mosha 16-24 dhe Glueck George producent dhe menaxher ne fushen e artisteve i cili kujdesej per Grupet. Gjate emisionit te fundit me 9 nentor 2010, u njoftua se do te kete nje sezon te dyte ne 2011.

WebShqip.Com

YouTube Preview Image

2