Tuna shijon jetën e natës pa bashkëshortin, Rilindin

November 20, 2010   | Lajmet / Vijesti

Për Tuna Sejdiun është shkruar shumë, madje mund të thuhet se ajo është një nga këngëtaret më të përfolura në media. Por qëkur është martuar, siç duket, këngëtarja tregohet më e ndrojtur pasi ka filluar punën dhe aktivitetet muzikore tashmë si e martuar.

Realizimi i disa këngëve të reja ka rikthyer Tunën në qendër të vëmendjes në ekranet muzikore. Disa koncerte të realizuara në diasporë kanë shtuar dhe më shumë financën e këngëtares, ndërkohë flitet se për festat e fundvitit ka shumë gjasa që ajo të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara për të dhënë koncerte atje dhe shumë mirë dihet që atje pagesat janë akoma më të larta, përderisa flitet për një këngëtare të njohur si Tuna, ku çmimi as që bëhet fjalë. Të shtunën e kaluar, Tuna është parë e shoqëruar nga disa mikesha të saj duke shijuar jetën e natës pa prezencën e Rilindit, i cili, ndoshta për shkak të obligimeve që po shfaqen nga martesa, nganjëherë edhe nuk ka mundësi të dalë shpesh, duke mos e shoqëruar bashkëshorten.

Por kjo gjë nuk i ka sjellë problem këngëtares seksi, pasi edhe në shoqëri të disa vajzave Tuna është kënaqur në atë atmosferë, duke treguar se ka ndryshuar edhe stilin e flokëve duke sjellë në trend baluket e reja si disa kolege të saj. E gjendur në një emision televiziv, Tuna ka zbuluar ekskluzivisht disa të pathëna nga jeta e saj, duke treguar se për herë të parë, vjehërrve u ka bërë kafenë me kripë, ndërsa puthjen e parë nga Rilindi e ka marrë nën tingujt e një kënge të përzgjedhur nga çifti.
YouTube Preview Image