Klubi i karatesë Ulqini: Shtatë medalje të arta

November 22, 2010   | Sporti / Sport

Klubi i karatesë “Ulqini” mori pjesë në turneun e x të karatesë “Elbasani Open 2010”

Shtatë  medalje  të  arta

Të dielën, më 14 nëntor 2010 në Elbasan, Shqipëri, u mbajt Turneu i 10-të i karatesë “Elbasani Open 2010”, në të cilin morën pjesë garues nga Shqipëria, Maqedonia,  Kosova dhe ne nga Ulqini.

Klubi i Karatesë “Ulqini” mori pjesë me 6 garues, të cilët  u kurorëzuan me gjithsej 10 medalje: 7 të arta, 1 të argjendtë, 2 të bronzta dhe 1 kupë.
Në disiplinat individuale me nga dy medalje të arta u kurorëzuan: Antigona Rama, Xhemale Elezi dhe Diellëza Rama, me një medalje të artë në luftëra individuale u kurorëzua Petar Barlloviq, me një medalje të argjendtë dhe një të bronztë u kurorëzua Radica Dashiq, kurse me një të bronztë u kurorëzua Dardan Ceka.

Udhëheqësia më e lartë e klubit shprehet e kënaqur me rezultatet e arrituara, si në këtë, ashtu edhe në çdo garë që marrin pjesë garuesit e tyre dhe pasi që përkrahja është shumë e vogël, përsëri apelojnë te të gjithë që të ndihmohen këta të rinj, të cilët vazhdimisht në vend dhe jashtë vendit po na përfaqësojnë me dinjitet, duke qenë gjithmonë më të mirët.

Ata falënderojnë po ashtu për ftesën organizatorin Mirand Backa dhe sponzorët “Elita Group”,  burektoren “Pelivan” dhe “B-Market”.

Shërbimi informativ i klubit të karatesë “Ulqini”