Flaka Krelani nuk i shpëton tundimit për t’u dukur seksi

November 23, 2010   | Lajmet / Vijesti

Këngëtarja rock, Flaka Krelani, gjithmonë është shquar për vokalin e saj të bukur, duke bërë për vete publikun jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri. Performancat “live” gjithmonë kanë qenë të mirëpritura nga fansat, ndërkohë këngëtarja vazhdon punën si vokaliste e përhershme çdo javë në një nga emisionet më të shikuara në Radio Televizionin e Kosovës.

E derisa koleget e saj po fitojnë duke treguar dhe pozuar me linja të bukura trupore, edhe Flakën e ka kapluar “virusi” i dukjes seksi! Këtë verë që kaloi, këngëtarja ka pushuar në bregdetin shqiptar në shoqëri të vëllait dhe disa shoqeve të saj, ndërkohë ka shfrytëzuar rastin për të realizuar disa foto private në bikini ku tregon se edhe ajo si një këngëtare rock mban kujdes të veçantë për linjat trupore dhe di të duket seksi si koleget e tjera. E derisa dihet se deri më tash, Flaka i ka ngelur besnike këtij zhanri të muzikës, ajo ka pohuar se do të vazhdojë ta kultivojë këtë zhanër.

“Rock-u për mua është adrenalina e muzikës. Sa i përket asaj do t´i qëndroj besnike, patjetër që po, sepse është një zhanër që më plotëson dhe me të identifikohem”, thekson ajo duke bërë të ditur se është duke punuar disa gjëra të reja, por akoma nuk dëshiron t’i zbulojë. “Jam duke punuar por aktualisht nuk preferoj të flas për krijimet e radhës jo se ka ndonjë arsye të caktuar, por dua që ato projekte që kam në plan t’i realizoj të jenë të gatshme e më pas të publikohen.

Mund të ndodhë që edhe ato që planifikojmë të na dështojnë, kështu që nuk dua që fansat e mi të presin e në fund për ndonjë arsye, unë të mos mundem t’i sjell ato që mund t’i premtoj. Gjithçka do bëhet e ditur me kohë”, tregon Flaka. Ndërkohë, sa i përket daljeve dhe argëtimit në Prishtinë, këngëtarja tregon se asnjëherë nuk e tepron me dalje. “Për vete njeriu gjen kohë gjithmonë, unë nuk lë shumë gjëra anash.

Fillimisht relaksoj veten, dal me miqtë, shoqërinë dhe parësore kam gjërat personale. Gjithsesi, dal por nuk e teproj me asgjë. Përderisa je e zonja të relaksosh një publik të tërë, si të mos jesh e zonja të relaksosh veten?”, /përfundon këngëtarja.
YouTube Preview Image