Letër e hapur të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi

November 24, 2010   | Rajoni / Region

Lidhja Demokratike në mal të Zi, respektivisht dega e kësaj partie për Malësinë, u dergoi letër të hapur ministrisë për punhë të brendshme dhe administratë publike të Malit të Zi , ministrisë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, deputetve të partive nacionale në Kuvendin e Malit të Zi , klubeve të deputetëve, kryebashkiakut të Podgoricës si dhe udhëheqësve të komunave urgane të Tuzit dhe Gollubovcit.

Në këtë letër të hapur potencohet përmirësimi i propozimit të ligjit për kryeqytetin. Në letrën e hapur të nëshkruar nga kryetari i degës të LDnëMZ për malësinë Nikollë Camaj, ndërmjet tjerash tuhet;

LDnëMZ prej formimit të vet, me programin dhe aktivitetet e veta nuk ka pushuar të angazhuari për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi , përveç tjerash edhe për formimin e Komunës së plotë për rajonin e Malësisë. Në letër theksohet se kjo e drejtë del nga korpusi i të drejtave elementare njerëzore e nacionale në vetëqeverisje lokale të ngjashme me mjediset tjera në Malin e Zi..

Këtë, siç theksohet në letër, e arsyetojnë kushtet e volitshme ekonomik, politike, gjeografike, demografike, natyrore, kulturore etj. Në letër më poshtë thuhet se kjo kërkesë u drejtohet subjekteve të lartpërmendura në mënyrë që të marrin masa konkrete për prodhimin e ndryshimeve sa ma kualtitetive të ligjit në fjalë.

Në letër më poshtë theksohet se për LDnëMZ, Komuna urbane ka qenë dhe mbetet e pa pranueshme, kurse ligji ekzistues për kryeqytetin e ka zhvlersuar atë edhe më tepër , andaj e shefoim të domosdoshme që në ligj të futen ndryshimet të cilat do ti zgjeronin kompetencat e KU me qëllim që kjo zgjidhe e përkohshme , derisa të ekzistojë, të funksionojë ngjashëm me komunat tjera urbane në rajon.

Sipas hartuesit të letrës se hapur kjo do të mundësonte edhe formimin e një administrate profesionale për themelimin e vetëqeverisjes së plotë lokale. Theksohet se varianti më i mirë do të ishte tërheqja e propozim ligjit nga procedura dhe ndryshimi më kualitativ i tij. Kjo parti referendumin për vetëqeverisjen e Malësisë nuk e shef të domosdoshëm, por nëse do të mbahet atëherë duhet caktuar data e mbajtjes së tij .

Po ashtu propozohet formimi i një grupi punues të posaçëm me përfaqësuesit e qeverisë dhe të kryeqytetit si dhe të komunave urbane me qëllim që të gjendet zgjidhje sa më e pranushme.

Nënshkuresi i letrës së hapur Nikoll Camaj mendon se punët më së miri do ti koordinonte kryetari i Kuvendit të Malit të Zi mirëpo, nëse të tjerët shohin se kjo nuk është e domosdoshme do të kenë përkrahjen e LDMZ, thuhet në letrën e hapur të LDnëMZ, dega për Malësinë.

RTCG