Pse zvarritet zgjedhja e udheheqesise se re ne Komunes se Ulqinit?

November 25, 2010   | Opinione

Ka kaluar me shume se nje muaj nga zgjedhjet e perseritura te 17 Tetorit dhe ende Komuna e Ulqinit eshte pa kryetar dhe pushtet te ri te dalur nga keto zgjedhje.Pasi qe tani eshte bere verifikimi i mandateve te parlametit lokal,atehere pse gjithnje zvarritet ne formimin e koalicionit pas zgjedhor dhe zgjedhja  e udheheqesise se re te Komunes!?

Ne zgjedhjet e fundit lokale (te perseritura) asnje nga subektet politike qe garuan ne kete Komune,nuk fituan shumicen absolute,keshtu qe formimi  i kualicionit pas zgjedhor eshte i domosdoshem per krijimin e pushtetit te ri lokal.Megjithate, tre subjektet (apo kualicioni) qe fituan shumicen e keshilltareve ne Kuvendin Komunal te Ulqinit,jane Forca e Re Demokratike (11), Kualicioni  i Unionit Demokratik te Shqiptareve bashke me Partine e Prosperitetit Demokratik (10) dhe Partia Demokratike Socialiste (7) .Nuk ka dyshim qe edhe Kryetari i ri Komunes se Ulqinit do t’i takoje njerit nga subjektet e lartpermendura.

Spekulohet ne opinion se arsyeja kryesore e ngecjes se bisedimeve dhe negociatave eshte (ashtu si edhe ne zgjedhjet e meparshme),ndarja e posteve udheheqese ne administraten  e ardhshme ne Komunen e Ulqinit. Si do qe te jete, zvarritja e formimit te pushtetit te ri lokal, nuk i sherben te ardhmes se kesaj komune,pasi qe jane shume projekte dhe programe qe presin realizimin dhe jetesimin e tyre dhe kjo zvarritje,veshtireson dhe ngadaleson kete proces.

Gjithashtu, shtyrja e afatit te formimit te qeverise lokale,nuk eshte aspak ne dobi te qytetareve dhe votuesve te Komunes se Ulqinit te cilet presim realizimin e premtimeve te subjekteve politike qe ata votuan. Votuesit e kesaj Komune u shprehen qarte ne zgjedhjet e muajit te kaluar dhe mesazhi i tyre kryesor ishte: bashkepunim dhe bashkeqeverisje ne mes subjekteve politike.Sa me shume kohe qe kalon pa formimin e qeverise se re lokale ne Komunen e Ulqinit, aq me shume do te deshmohet se subjektet politike dhe udheheqesit e tyre, nuk e kan kuptuar mesazhin e zgjedhesve te vet.

T’ju perkujtojme se zgjedhjet e perseritura ishin si rezulltat i deshtimit te formimit te pushtetit lokal qe ishte duhur te formohet pas zgjedhjeve te muajit Maj te ketij viti.Prandaj,cdo shtyrje e metejshme te formimit te pushtetit lokal (edhe pas zgjedhjeve te perseritura) , ne kete Komune me shumice shqiptare, do te dergonte sinjale te padeshiruara  opinionit te gjere( jo vetem ne Mal te Zi) dhe do te vihej ne dyshim gatishmeria,serioziteti dhe aftesia e atyre liderve politik qe jane te involvuar ne negociata per formimin e kualicionit te ardhshem qeverises ne Komunen e Ulqinit.

Xheladin Zeneli
25 Nentor 2010