Vështrim mbi romanin “Limani i qetësisë” të Hajro Ulqinakut

November 25, 2010   | Kulturë / Kultura

Fëmijët e detit
Leksiku (breg)detar është shumë i theksuar në këtë roman. Narratori numëron, disa herë gjatë zhvillimit të romanit, njërin pas tjetrit emrat e llojeve të ndryshme të peshqve (qefulli, bofka, gjanca, bukurina, shapurina, merxhani, sargjet…, por edhe algat, gocat-mushullat, kërmijt, iriqët, kuajt e detit… ), herë të tjera ato të florës së ishullit (ulliri, lari, trëndafilat e egjër, manaferrat, agavat e lulëzuara, kivi, rozmarina, sherbelja, livanda, rrushi, fiqtë “lingidingi”…), diku përmenden mjetet e peshkimit (grepi, tonja, fildispanja, fuzhnja, njicat, tratka, karruba…), e diku-diku edhe pjesët e lundrës (bashi, kiçi, kalluma, spiranca, cima, rremi i barkës…), personazhet e mitologjisë (sirenat, nimfat, muzat, floçkat, orët, zanat, shtojzovallet… etj.). Pra, një roman – leksikon i termave që kanë lidhje me detin dhe me jetën pranë tij e në të.
Autori, ne parantezen e vendosur nen titullin e romanit, sqaron se ky liber eshte nje roman per femije dhe te rinj. Ne kete menyre ai permbush njerin nga parakushtet dalluese te letersise per femije, dedikimin e vepres nga vete autori – per lexuesin e nje grupmoshe te caktuar. Natyrisht qe ky qellim nenkupton pastaj edhe disa vecori te tjera karakteristike per veprat e kesaj dege te letersise. Shtate (krye)personazhet femije jane nje tjeter tipar qe kete liber e bejne terheqes per lexuesit e vegjel, te cilet me siguri qe me lehte dhe me natyrshem identifikohen me personazhe “bashkemoshatare”. Emrat e femijeve kane formen e nofkave: Filozofi, Turisti (nga Kosova), Baro, Didi, Lili, Beli dhe Xito, qe po ashtu, qofte edhe si nuanca, kontribuojne ne rrumbullakesimin e ambientit. Ngjarja e romanit zhvillohet ne det, kryesisht ne nje ishull. Shtate femije nga Lagja e Ranes ndermarrin nje aventure verore. Me sandallin (lundren) e vet ata cajne detin ne kerkim te nje ishulli, si nje ekspedite hulumtuesish te vegjel. Ne ishull, nen malin qe ka per emer nje epitet antropomorf, Mjekermadhi, ata zbulojne nje gji pitoresk dhe vendosin te ankorohen aty, qe pastaj te njihen me brendesine e ishullit. Teknika e shkrimit eshte kryesisht realiste, sepse gjithcka qe ndodh eshte e tille qe mund te ngjaje ne jeten e perditshme. Kompozicioni linear i rrefimit nderpritet nga disa sqarime, here ne trajten e nderhyrjeve te narratorit ne forme sentencash, fjalesh te urta, ose ne forme citatesh biblike apo shenimesh te tipit leksikografik, e here nepermjet fjaleve te Plakut shtatvigan i cili jetonte i vetmuar ne ishull, si nje “Robinson Kruso” indigjen, qe “dinte shume legjenda, mite, perralla e histori, te lashta, te vjetra, sa vete Ulqini!”. Jane pikerisht keto elemente te prozes se fantazise qe thyejne kornizat e “realizmit”, prandaj edhe thash me siper: – kryesisht realiste. Pervec rrefimit ne proze ka edhe vargje, qe duket te jene huazuar nga ndonje kenge popullore, por edhe dialog te dhene ne formen grafike karakteristike per gjinine e drames sic ndodh ne dialogun ndermjet Babait plak dhe te Birit te tij qe eshte kthyer nga mergimi per ta nxjerre prindin nga “tramuntana” e jetes, sic e quan ai figurativisht luften. Temat e ketij libri, po qe se lihet anash ajo e kerkimit te aventures nga ana e femijeve ne det, jane shume serioze, si per shembull lufta, e cila hijen e vet te shemtuar e zgjat deri ne vete Limanin e Qetesise, nepermjet lajmeve qe emeton Radio Deti, apo ajo e kurbetit e cila reflektohet ne figuren e vetmuar te plakut Bato Iliri qe e mban deren gjithmone hapur me shpresen se do t’i kthehet djali nga vendi i huaj. Ne strukturen kompozicionale te romanit jane inkorporuar leksione te vogla per historine e ilireve, te arberesheve dhe te shqiptareve, pastaj edhe disa shpjegime per disa figura mitologjike etj. etj. Leksiku (breg)detar eshte shume i theksuar ne roman. Narratori numeron, disa here gjate zhvillimit te romanit, njerin pas tjetrit emrat e llojeve te ndryshme te peshqve (qefulli, bofka, gjanca, bukurina, shapurina, merxhani, sargjet…, por edhe algat, gocat-mushullat, kermijt, iriqet, kuajt e detit… ), here te tjera ato te flores se ishullit (ulliri, lari, trendafilat e egjer, manaferrat, agavat e lulezuara, kivi, rozmarina, sherbelja, livanda, rrushi, fiqte “lingidingi”…), diku permenden mjetet e peshkimit (grepi, tonja, fildispanja, fuzhnja, njicat, tratka, karruba…), e diku-diku edhe pjeset e lundres (bashi, kici, kalluma, spiranca, cima, rremi i barkes…), personazhet e mitologjise (sirenat, nimfat, muzat, flockat, oret, zanat, shtojzovallet… etj.). Pra, nje roman – leksikon i termave qe kane lidhje me detin dhe me jeten prane tij e ne te. Frymen serioze te “Limanit te Qetesise” autori e tehollon me disa caste humoristike, por qe jane ndoshta teper te rralla ne kete roman, si p.sh. ne ate fjaline qe thote peshkatari plak kur i fton femijet per dreke: “Pra, shkojme ne dreke te lala Gjoni dhe hame peshk sa te doni!” Hajro Ulqinaku, ne kete roman letersine e ve ne sherbim te propagandimit te librit, vertet jo si nje predikues i merzitshem por megjithate si nje pedagog fjalebute. “Nga libri i mire do te mesosh dicka te re sa here e (ri)lexon. Me mire ta lexosh nje liber te vlershem disa here, se shume libra te dobet nga nje here”, – u thot plaku i ishullit femijeve ne ndarje dhe u dhuron te gjitheve per kujtim nga nje liber, qe i kishte blere me te hollat qe i fitoi kur ne qytet shiti fiq dhe peshq… Megjithese ne faqen e parafundit idilin e Lagunes se Qetesise e kercenon rrezikshem anija e zeze me paramilitare, ne epilogun e romanit thuhet se ne vendin ku qe ankoruar anija shkaterruese – destrojer tani ishte ngritur nje hotel i vogel dhe shume i bukur, nga tarraca e te cilit plaku i ishullit veshtronte te birin qe ishte kthyer nga kurbeti dhe familjen e tij, te cilet laheshin ne det. Ky fund i gezuar, si nje mesazh edukativ qe shpreh kendshikimin optimist ndaj jetes, eshte i natyrshem dhe i vetekuptueshem, kur behet fjale per letersine per femije. Pershtypja qe i le nje lexuesi te rritur ky roman eshte se mbizoterojne dialogu dhe pershkrimet e pamjeve dhe peizazheve, kurse aksioni i gjalle, veprues, dhe humori, qe mendoj se jane te domosdoshem ne nje veper letrare per femije, jane me pakice. Shpjegimet e natyres leksikografike per figurat mitologjike dhe leksionet me interpretime te historise, qe jepen ne roman, krijojne imazhin e nje teresie te perthyer, teper te fragmentizuar, qe ndoshta nga te rriturit edhe mund te gelltitet, por nga femijet me veshtire. Romani ne fjale ka mjaft elemente te perbashketa me romanin tjeter te H. Ulqinakut, “Gjiri i Shpreses”. Ne te dy keto vepra grupi i femijeve numeron shtate veta, madje disa edhe quhen njesoj. Gjithashtu, ne te dy rastet grupi i femijeve niset ne nje aventure detare dhe zbulon nje ishull me gjirin ekzotik. Edhe plaku me trup vigani i ishullit, ose Bato Iliri, del i ngjashem ne te dy romanet. “Gjiri i Shpreses” nuk permban leksione historiko- leksikografike sic ndodh te “Limani i Qetesise”, aty ne vend te aluzionit politik qe te “Limani …” eshte i nxitur si refleksion ndaj luftes aktuale vjen ne shprehje dinamika e ngjarjeve. Te “Gjiri i Shpreses” nuk eshte kompleksiteti i syzheut ai qe preokupon vemendjen e lexuesit, por rrjedha e natyrshme e ngjarjes dhe gjalleria e personazheve, prandaj edhe arrin nje nivel artistik me te larte sesa “Limani i Qetesise”. Pavaresisht prej kesaj, kritiken me kompetente per shkallen dhe cilesine e komunikimit qe ky roman vendos me femijet dhe te rinjte mund (dhe do) ta japin vetem ata. “Limani i Qetesise”, por edhe “Gjiri i Shpreses” ta rikujtojne romanin “Shpella e pirateve” te Petro Markos, por edhe romanin dikur shume popullor ne republikat ish-jugosllave “Bratovščina Sinjega galeba” (Shoqeria “Pulebardha kalteroshe”) te autorit slloven Tone Selishkar. Madje, ne kuadrin e letersise per femije dhe te rinj, ne permasa nderkombetare, ekziston nje biblioteke e tere (si nen-zhaner) me aventura te shoqerive te femijeve aventuriere. Hajro Ulqinaku me romanin “Limani i Qetesise” lexuesve ua dhuron nje rrefim te ngrohte, te vendosur ne ambientin mesdhetar te Ulqinit, me femije, drite dhe arome deti.

Anton Gojçaj
Koha Javore

Fotografit jan të marrura nga galeria private e tijë në Facebook


YouTube Preview Image