Adelina Tahiri me potpuri popullore

November 26, 2010   | Lajmet / Vijesti

Adelina Tahiri, është këngëtarja e re që shumë shpejt ia doli të arrijë sukses në muzikë. Një kënge e saj që shpejt u shndërrua ne hit, është bashkëpunimi me F-Kay, e titulluar ”Magnet”. Pavarësisht se ky bashkëpunim u tregua i suksesshëm, kënga e re e Adelinës nuk do të përfshijë këngëtar tjetër përveç saj: ”Më pëlqejnë bashkëpunimet, por tani po punoj një këngë single… Por nuk përjashtoj ndonjë tjetër bashkëpunim në të ardhmen”, ka treguar këngëtarja për media. Ndërkohë, një gjë jo shumë e pritur ndoshta nga Adelina, është se në fundvit do ta dëgjojmë duke interpretuar kënge popullore.

Adelina ka treguar: ”Për xhirimet e Vitit të Ri së bashku me Ryva Kajtazin dhe Ylli Demën do të paraqitemi me një potpuri popullore

Bota Sot


YouTube Preview Image